Detaje të reja, si u plagos Ardit Kërtusha sot në lokalin e Noizyt, shkak konflikti për pronat, një muaj më parë ishte zënë me autorin

16 Maj 2022, 16:10| Përditesimi: 16 Maj 2022, 16:15

  • Share

1652703910_80004d4f018220e64e3ca2b5cc1cedc620f0.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e Ardit Kërtushës në lokalin e këngëtarit Noizy në Durrës. Në dëshminë që Kërtusha ka dhënë në spital ka thënë se konflikti me autorin ka nisur para një muaji për çështje pronash. Më herët Kërtusha me autorin kanë pasur përplasje fizike.

Kërtusha ka thënë në dëshminë e tij se autori ka ardhur në lokalin ku po qëndronte dhe e ka plagosur me në këmbë dhe se nuk e priste këtë veprim prej tij.

Pas kësaj, autori është larguar në këmbë, ndërkohë që Këtrusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani policia nuk jep detaje për autorin, por po punohet për arrestimin e tij, ndërkohe janë sekuestruar pamjet filmike te bizneseve përreth për te zbuluar itinerari e autorit.


Lajmi kryesor:

U plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, ish-kandidati për kryetar i PS-së: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?