Detaje/ Behar Bajrit i gjendet në banesë arma që vrau gruan 15-vjeçare dhe Arben Tuzin

24 Shtator 2018, 12:59| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 15:37

  • Share

Zbardhen të dhëna të reja nga dosja e arrestimit të Bajrajve në Shkodër dhe Tiranë. Prokuroria në orën 14:00 pritet të fillojë zhvillimin e masave të sigurisë ndaj 6 të arrestuarve të operacionit Oaz. Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV publikojnë të dhëna të reja mbi dosjen e prokurorisë.

Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është pëdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit. Ekspertimi teknik dhe balistik ka vërtetuar se pistoleta është pëdorur në dy krime.

Të dhënat tregojnë se Tuzin dhe 15 vjeçaren Fabiola Bajri, dyshohet se i ka vrarë Behar Bajri. Ka të dhëna të sakta se Bajri dhe viktima Tuzi kanë pasur një vit para vrasjes një shkëmbim zjarri mes tyre. Palët janë pajtuar me ndërhyrjen e pleqësisë duke falur njëri-tjetrin, por sërish situata është tensionuar. Vetëm pak muaj pas vrasjes së Tuzit në Shkodër me të njejtën armë është vrarë Fabiola Bajri 15 vjeçe.

Fabiola është vrarë me një plumb pas shpine gjë që tregon se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë dy plumba të tjerë janë qitur nga pistoleta dhe kanë hyrë në tavan dhe mur. Arma është gjetur në dhomën e gjumit dy metra larg viktimës.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se viktima nuk mund të qëllonte vetveten nga pas, pra në shpinë. Do ishte rast unikal vetëvrasje, thonë prokurorët. Dyshohet se ekzekutori i Fabiolës dhe Tuzit është Behar Bajri. Shumë shpejt do kërkohet ekstradimi i tij nga Hollanda. Për llogari të këtij grupi janë dokumentuar dhe disa gjobëvënie.

Fabiola Bajri, 15 vjeç është vrarë më 20 qershor 2002 Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. 

Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, ndërsa në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit 'Bajri'. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal,  trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Para Gjykatës dalin sot Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, denis Brajoviq dhe Klaudio Haxhalliu. Paralelisht në Hollanë do të njihen me masën e sigurisë Behar Bajri dhe Samet Halluni.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësuan se grupi 'Bajri' po hetohet edhe për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”. Dyshohet se Fatbardh Lici është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë dhe pas tij mund të qëndrojnë anëtarët e familjes Bajri. Task Forca tregohet e rezervuar me këtë informacion, por burimet theksojnë se pjesë e dosjes është edhe vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër. Për këtë fakt Prokuroria do të pyesë të gjithë anëtarët e grupit kriminal “Bajri” të cilët janë arrestuar në Tiranë e Shkodër, përfshirë Safet Bajrin.

Ndërkohë Report TV ka mësuar se grupi “Bajri” prej kohësh ishte në përgjim. Nga bisedat e zbardhura deri më tani, Safet Bajri, Behar Bajri dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, kanë folur me persona “VIP”, ku përfshihen në disa raste edhe politikanët. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 24/09/2018 19:39

    Fytyra m*t Te vdes ne burg, te vari veten me carcaf turi qeni.

    Përgjigju
  • fieri: 24/09/2018 16:10

    duket i shemtuar qenka foto e vjetr . ca jan kta boshnjak jan me origjin????

    Përgjigju
    • fieri: 24/09/2018 20:05

      as mir kocia si dilte ? shkodran jan sjan boshnjak me origjin?

    • O fieri: 24/09/2018 18:31

      Asht I shemtum dhe i vogel am rand vjen pistoleta se ai. po ne shkoder nuk I ka dal kush para ka ken I tmerrshem te ka marr ne qaf. Shkodran Jan me origjin

  • Kirasi: 24/09/2018 15:45

    Sa njerz keni vra e keni marr ne qaf nje zot e din. Po tesh do kalosh tan Jeten ne burg se smundesh me ja hedh ma. Ti e meriton plumin ma shum se cdo njeri ne bot

    Përgjigju
  • Agjeniti: 24/09/2018 15:38

    O Behar nuk I ke ba mir planet kur je kap me Marsel Kullen shiko ku je tani

    Përgjigju
  • Qoftexhiu: 24/09/2018 15:34

    Duken si Davuti me Minikun

    Përgjigju
  • Luli: 24/09/2018 15:29

    Nuk humb kurr gjaku, u kalbshi mrena, rrace m*ti!

    Përgjigju
  • Assas: 24/09/2018 15:25

    O Behar per ty u vra Borani me gruan

    Përgjigju
  • Dobraci: 24/09/2018 14:42

    Bravo shtetit!KY pleher ne kohen kur ka vra Tuzin ska pas buk me hanger kshuqe I asht dhimt me tret edhe pistoleten e krimit e me te ka vra edhe grun 15 vjeqe.Tesh e ka pa Zoti se sa njerzit I ka pre nbes ky pleher.... Zoti vonon por nuk harron! Respekte per sherbimet e huaja dhe gjykaten e krimeve te renda qe zbardhi kte vrasje te ktij krimineli se gjith shkodra e din qe KY I ka vra.

    Përgjigju
    • Luli: 24/09/2018 15:39

      Fiks.. Morracak e zorraxhi,ishalla u hum fara

  • Hahaha kojshia anesore: 24/09/2018 14:35

    Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?