Në operacionin ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, mësohet edhe mënyra se si trafikantët vepronin.
Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, ata për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.
Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.
Lajmi kryesor:
Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë, në Belgjikë e Gjermani! Arrestohen 6 'kokat' shqiptare, mes tyre nipi i deputetit! Kapen gjithsej 1.2 tonë kokainë, armë dhe rreth 200 mijë euro (Emrat)
K.T.//ReportTv.al