Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë, në Belgjikë e Gjermani! Arrestohen 6 'kokat' shqiptare, mes tyre nipi i deputetit! Kapen gjithsej 1.2 tonë kokainë, armë dhe rreth 200 mijë euro (Emrat)

21 Dhjetor 2020, 13:54| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 17:33

  • Share

Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, si dhe janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Të arrestuarit janë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, kurse Fjoralb Rraja është i afër i deputetit. Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë nuk është bërë asnjë arrestim por vetëm shoqërime, vëzhgime familjarësh dhe verifikime pasurie.

Operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarët  u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik narkotikësh. Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë.

Pas arrestimit të 10 personave, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, çka solli dhe identifikimin dhe kapjen e personave që janë raportuar sot. Ky grup merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Njoftim i policisë
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "ATOS".

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane. 

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar "ATOS", në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë; 

R. Rr., 27 vjeç dhe F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;

B. P., 29 vjeç, banues në Pukë; F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;

K. N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek). 

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

Ky megaoperacion tregoi edhe njëherë profesionalizmin e strukturave hetimore të Policisë, besimin e partnerëve te Policia e Shtetit për të hetuar dhe goditur këtë grup të strukturuar kriminal, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me partnerët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

*Raportuan Arsen Rusta dhe Sokol Dema

 

Ora 14:58
Detajet/Trafikantët vendosnin GPS në kontinierët e bananeve, pastaj sulmonin me armë magazinat dhe merrnin drogën. Operacioni në Shqipëri u drejtua nga SPAK

1608561339_54189ccb1bee4f5da910c113649f139f.jpg

Në operacionin ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, mësohet edhe mënyra se si trafikantët vepronin.
Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, ata për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ora 14:09
Operacioni ndërkombëtar antidrogë me 6 shqiptarë të arrestuar, mes tyre nipi i deputetit

1608556174_1608556164ramazanrraja.png

Në mesin e 6 shqiptarëve të arrestuar nga operacioni antidrogë është edhe 27 vjeçari Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gafili Kadriut: 21/12/2020 23:58

    E ripolli shqiperin komandanti i legjonit te batalionit te aqif kapertonit !!!! Kujtoi shqipetari se shpetoi nga Sala Po i doli Sekti mo ronshem ,, mgjth shtet ka Po se shohim ne poplli ......

    Përgjigju
  • Flor: 21/12/2020 15:59

    Se per cfare i duhet ky Rraja deputet ketij Rames nje zot e di , perdite ia ben ndonje lajm kronike te zeze familja e ketij monstres .E te thuash se i merr ndonje vote me shume se ato qe do merrte po te mbante larg keta lloj robsh se nuk besoj se keta i do njeri ne zonen e tyre.Me sa po degjojme e lexojme ne trekendeshin Fushe - Kruje - Lezhe - Lac dhe fshatrat e tyre nuk besoj se punon ndonje rob pune te ndershme a te merret me hallet e tij ,ne 100 vitet e ardhshme asnje qeveri shqiptare nuk do te jete ne gjendje ta kontrolloje kriminalitetin e papare qe ndodh ne ate zone .Vetem nese ngjallet ai miku qe ju q.... nenat e baballaret 50 vjet .

    Përgjigju
  • ROLAND: 21/12/2020 15:54

    VETEM NE SHQIPERI NJERZIT MUNDOHEN TE PERLYENE FIGUREN E NJE NJERIU QE MUND JETE SHUME I PASTER NEPERMJET NIPERVE OSE MBESAVE APO VELLEZERVE ,QE SE CILI PREJ TYRE KA PERGJEGJESINE E VET SE CFARE BEJNE,KUR NE BOTE NUK MBAJNE PERGJEGJESI AS PER FEMIJEN E VET NE QOFTE SE KA MBUSHUR 18 VJEC. MJER NE E VENDI YNE QE KURRE NUK KA PER TE SHPETUAR NGA MLLEFET DHE INJORANCA QE I KEMI KRIJUAR VETES

    Përgjigju
    • Ppp: 21/12/2020 19:50

      I nderuar roland Me sa duket qenke i ri ktu keta po flasin per krim te organizuar pra per famiglie mafioze Pra keta nipcet jane thjeshte ushtar sepse nga aty fillohet, ndersa gjenerali na qenka deputet mos ki merak se do dali dhe e verteta sesa i paster eshte deputeti i rames qe ai vete e ka zgjedh sepse i ben ai listat askush tjeter

    • Fabio: 21/12/2020 17:17

      Po shume te drejte ke Vetem ne shqiperi ndodh qe nipcet e deputetve te jene krye kriminela dhe horra Dhe bashk me deputetin ne krye qe esht me per te qir roptt akoma Nqs do te meresh me pislleqe ta befte zoti mbare Po nqs meresh me pislleqe dhe je injorant behhesh dhe deputet e voton ligje ne kurriz te njerzve athere ksaj i thone Albaniastan

  • AQIF KAPERTONI: 21/12/2020 15:35

    Lideri Global do marri 1 zorr te trashe per 25 prill

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/12/2020 15:01

    Pra rexhepRraja,deputeti i ediRilindjes e paska ne xhepin e brendshem Kryeministrin Shqiptar qe ju versul me qenër e mace Vajzes se Kosoves VJOSA. KU jane lehaqente e rameRilindjes,keni futur bishtin nder shale dhe shkopin e rexhepRrajes ne s*me....??????? Ohhhhhh moj e mjera SHQYPNÌ/Kush tka qit me krye n'hì? EdiRama me Salihi.....MBAHU,MBAHU O KORRUPSION/KE EDI RAMËN NË TIMON....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?