Vlorë

Sociale

Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër

24 Mars, 11:00| Përditesimi: 24 Mars, 14:54

  • Share

Për shkak të motit me shi dhe erë të fortë, që ka përfshirë vendin tonë vijojnë të jenë të pezulluara lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. 

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka pezulluar gjithashtu dhe lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Sipas autoriteteve portuale, forca e detit shkon deri në 8 ballë.  Deri atëherë, të gjitha mjetet detare janë të detyruara të qëndrojnë të ankoruara për të shmangur çdo incident të mundshëm. 

Anijet e peshkimit dhe ato të mallrave janë në kalata dhe nuk lejohet të dalin në lundrim. E njëjta situatë është dhe në portin e Vlorës ku është pezulluar lundrimi i peshkarexhave. Ndërsa trageti i Brindisit nuk ka orare për ditën e sotme. 

Parashikohet që situata të përmirësohet në orët e para të së martës, 25 mars, duke krijuar mundësi për rifillimin e lundrimit.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?