‘Devijimi i lumit Shushicë’, Zhupa: Mbështesim protestën e banorëve! Po bëhet për t’i shërbyer investimeve strategjike

28 Shkurt, 13:07| Përditesimi: 28 Shkurt, 13:52

  • Share

Deputetja Ina Zhupa përmes një deklarate ka shprehur mbështetjen për protestën e disa banorëve dhe aktivistëve që sipas saj janë kundër devijimit të degës së Shushicës, pjesë e lumit të Vjosës. Zhupa tha se kjo bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike.

‘Prej disa ditësh banorët e 30 fshatrave ku kalon lumi Shushicë dhe aktivistë dhe ekspertë mjedisor po protestojnë për mosdevijimin dhe mos cenimin e lumit. Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur. Ky devijim bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave por dhe paprekshmërinë që duhet kishte Vjosa me degët e saj si Park Kombëtar.

Partia Demokratike mbështet protestën e drejtë të banorëve dhe të aktivistëve të mjedisit. Ky projekt, i pari që nis projektet e bëra gati sa të kalonte ligji që shkatërron zonat e mbrojtura , sjell një dëm të dyfishtë. Dëmton banorët dhe jetesën e tyre të përditshme të lidhur me lumin Shushica dhe dëmton degën e parkut Kombëtar Vjosa duke shkatërruar mbrojtjen e tij dhe ekosistemin dhe duke hapur precedent për shkatërrime të mëtejshme të këtij lumi.’- tha Zhupa.

Dhjetëra banorë në fshatrat pranë Lumit të Vlorës kanë protestuar, duke bllokuar rrugën nacionale e duke kërkuar anulimin e punimeve për ujësjellësin e Himarës. Për të furnizuar bregdetin me ujë po përdoren burimet e Kuçit, çka sjell tharjen e lumit Shushica.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana Bolena: 28/02/2024 20:17

    Ina është Zonjë e nderuar...,Ka shumë të drejtë,le t'a pompojë ujin në det e t'a distilojë vetë Edvini me oligarkët e vet!.. Rroftë populli i Kombinatit,Ajkaa e Tiranës,numër 1!

    Përgjigju
  • vili: 28/02/2024 13:30

    Prostitute e ndyre e kombinatit qe kerkon vetem regres,zhulse...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?