Dezinformimi, Bledi Çuçi: Duhet hetim i kualifikuar! Institucionet të cilat do të dëgjohen në Komision! Opozita bojkoton

2 Tetor, 12:18| Përditesimi: 2 Tetor, 17:33

  • Share

 

1727882971_komisioniidezinformimit.jpg

Foto: Komisioni i dezinformimit, 2 tetor 2024

Komisiomin e Dezinformimit nisi sot dëgjesat me institucionet publike. Sot ishte dëgjesa me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu në komisionin e posaçëm parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ndërkohë që opozita bojkotoi punimet e këtij komisioni.

Ministri Vengu foli për raste konkrete të dezinformimit që mund të rrezikojnë deri në integritetin e zgjedhjeve.

Nënkryetari i kuvendit, socialist Bledi Çuçi për rastet e dyshuara si informime keqdashëse që mund të cenojnë deri në sigurinë e vendit, thotë se ka nevojë për hetime të thelluara.

"Për dezinformimin nuk ka një strukturë të posaçme në ministrinë e mbrojtjes. Ju thatë që është rritur rreziku që mund të vijë nga dezinformimi dhe kështu mendojmë dhe ne prandaj është ngritur ky komision.A mendoni që është e nevojshme të ketë brenda strukturës tuaj, sepse është shumë delikat fakti që jo cdo shpifje, jo cdo fabrikim është dezinformim është problem dhe të kërcënojë sigurinë kombëtare. Ka nevojë për një hetim të kualifikuar për ta ndarë këtë gjë"  tha Çuçi.

Opozita nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje. Deri tani Deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë prej mbledhjeve të këtij komisioni me gjithë apelin e maxhorancës. Ndërkohë këto ditë kanë ndërmarrë aksionin e bojkotit të të gjithë komisioneve si pjesë e aksionit opozitar pas dënimit  dhe burgosjes së Ervin Salianjit  me 1 vit burg për akuzën e 'kallëzimit të rremë"

Seancat dëgjimore me institucionet publike në komisionin e dezinformimit per periudhen tetor-nentor 

1. Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM);
2. Ministria e Brendshme (MB) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH);
3. Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH).
4. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP);
5. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);
6. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK).
7. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ);
8. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA);
9. Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF);
10. Ministria e Drejtësisë (MD);
11. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
12. Banka e Shqipërisë (BSH);
13. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB);
14. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT);
15. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF);
16. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD).
17. etj
Seanca dëgjimore me shoqërinë civile dhe grupe interesi


Lajmi kryesor:

Ministri Mbrojtjes: Shqipëria shënjestër e propagandës keqdashëse nga Rusia dhe Irani! Jemi në sulm dezinformimi për ringritjen e industrisë ushtarake


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?