Ministri Mbrojtjes: Shqipëria shënjestër e propagandës keqdashëse nga Rusia dhe Irani! Jemi në sulm dezinformimi për ringritjen e industrisë ushtarake

2 Tetor, 11:45| Përditesimi: 2 Tetor, 17:35

  • Share

Tirane- Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu deklaroi se vendi ynë është bërë shënjestër e dizinformimit nga shtete si Rusia dhe Irani. Në seancën e sotme dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ministri Vengu nënvizoi nevojën e një strategjie për përballjen e këtij fenomeni që përhapet përmes platformave online.

"Vendi ynë është bërë shënjestër e propagandës keqdashëse dhe dezinformimit nga Irani e Rusia. Kemi situata me ushtri të tëra me boot e trolls që promovojnë një intepretim më sensacional të ngjarjeve dhe inkurajojnë propagandën masive. Manipulimi i informacionit nga shtete të huaja që përfshijnë dizinformimin e propagandën është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë apo shfrytëzojë përcarje brenda apo midis vendeve të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe minojë besimin e publikut ndaj qeverisë” tha ministri Vengu.

Ministri Vengu përmendi tre raste të dezinformimit të cilat janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë në këto vite nga Rusia dhe Irani. Fillojnë në mënyrë zyrtare më pas hidhen në platforma online dezinformimi.

"Pavarësisht arsyeve dhe kohës së këtyre deklaratave është e vërtetë që shpeshherë nga këto vende nga Rusia e Irani jemi vënë në shënjestër me etiketime nga më të ndryshmet e këto deklarata që fillojnë fillimisht në mënyrë zyrtare replikohen në platforma online nga specialistw të paparë. 
Dezinformimi shpeshherë keqkuptohet dhe perceptohet si kërcënim i largët që prek vende më larg se ne, por faktet janë kokëforta dhe tregojnë se edhe Shqipëria është e kërcënuar nga ky fenomen, qoftë në trajtën e dezinformimit operacional dhe aktiv nga vende me influencë malinje nga vende të treta jashtë Aleancës së NATO-s dhe BE-së, sikundër edhe nga trajta tjetër e dezinformimit, që është propaganda e financuar nga vende të caktuara”, theksoi Vengu.

E kur industria jonë ushtarake është në fazë ringritje, këto përpjekje të Shqipërisë kanë nisur të prodhojnë efektet nga palët e treta, për të dezinformuar mbi qëllimet reale të ringritjes së kësaj industrie.

"Vorbulla do të rritet për faktin se vetë industria jonë ushtarake është në faznë e ringritjes dhe  ne vlerësojmë se këto përpjekje të Shqipërisë kanë nisur të prodhojnë efekte nga pikëpamja e përpjekjeve të palëve të treta me qëllimin real të Shqipërisë lidhur me ringritjen e kësaj industrie apo nga pikëpamja e konkurencës rajonale. Si pasojë duhet të zgjedhim sa më shpejt si do të jetë reagimi ynë' tha Vengu.

Propozimi?
Ministri vuri theksin për gjetjen e hapave ligjorë dhe teknikë për të luftuar këtë fenomen global por dhe të rrezikshëm.

"Një variant është injorimi. Shumë shtete kanë vendosur ta injorojnë përpjekjen e palëve të treta të dezinformimit mbështetur në të drejtën e fjalës së lirë." 
Disa shtete kanë ngritur strategji për tu angazhuar në mënyrë aktive dhe diskretituar dizinformuesit. Si SHBA, dhe vendet e europës. Në gjykimin tonë si ministri e Mbrojtjes dhe agjencive tona të varësisë duhet të përpiqemi të bëjmë një kombinim të të dyja strategjive qoftë dhe për shkak të resurseve të limituara që kemi.

Nuk do të vijmë detyrimisht me kërkesa për rritje buxhetesh. Nevoja e menjëheshme për të gjetur hapa ligjorë dhe teknikë që ky komision do na japë mundësi t’i ndërtojmë. Qëndrueshmëria në kundërpërgjigjen e dezinformimit duhet të bazohet në ndërgjegjësim dhe përforcim të reagimeve të shoqërisë e të gjithë instrumenteve demokratikë dhe bashkëveprim më të mirë me institucionet dhe partnerët privatë” shtoi ministri.

Komisiomin e Dezinformimit i cili ka nisur dëgjesat me institucionet, ndërsa për rastet e keqinformimit të qëllimshëm dhe që rrezikon sigurinë e vendit, deputeti socialist Bledi Çuçi kërkon hetim të thelluar.

Për shkak të informacioneve të klasifikuara që disponoheshin nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu mbledhja vijoi me dyer të mbyllura, ndërsa përgjatë muajit tetor dhe nëntor, Komisioni i Dezinformimit do të vijojë dëgjesat edhe me institucione të tjera, si SHISH, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetik, Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.

Ora 12:46
Ministri i Mbrojtjes zbulon shifrat: Moska shpenzon 1.5 – 2 miliardë dollarë për dezinformim aktiv! Tre rastet kur Rusia e Irani bënë fushatë dezinformimi ndaj Shqipërisë

1727858054_pirrovengunekomision.jpg
 

Foto: Piro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu konfirmoi sot se Shqipëria është bërë shënjestër e dezinformimit dhe propagandës keqdashëse, ndaj sipas tij, nevojitet një strategji për përballjen me këtë fenomen mbarëbotëror.

Për të vënë në dukje nevojën urgjente për marrjen e masave ministri solli edhe dy fakte

"Vlerësohet se 1.5 – 2 miliardë  dollarë kosto e shpenzime për dezinformim aktiv. Pra dezinformimi si strategji politike e ushtarake ka një buxhet të dedikuar. Kur shohim buxhetin e dedikuar nga BE për ti kundërpërgjigjur këtyre situatave është 20 mln euro. Pra diferenca e shkallës dhe përmasimi I kërcënimit me përgjigjen është problematikë e parë" tha Vengu.

Ministri solli si provë në komision edhe tre raste të dezinformimit nga Rusia e Irani drejt Shqipërisë
Rasti i parë
Në 19 shtator 2024  ambasada e federatës ruse në vendin tonë lidhur me një festival totalisht kulturor, Festivali ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e Njeriut në Tiranë deklaroi në mënyrë zyrtare se kishte akuza të pabaza në organizimin dhe shfaqjen e këtij aktiviteti kulturor kundër Rusisë për kryerjen e ‘mizorive ndaj civilëve në zonat e operacionit ushtarak. Ne e dimë që është kjo mënyra si I qasen autoritetet ruse luftës në Ukrainë duke e përmendur si mision zone të operacionit special ushtarak.

Ky është një shembull shumë i qartë disinformimi. Ky përshkruhet si aktivitet keqdashës i organizuar në të cilën aktorët duke përdorur metoda strategjike e taktika të mashtrimeve përhapin qëllimisht informacion për të manipuluar opinionin public qoftë në vendin e tyre të origjinës dhe në vendet e treta  me qëllim avancimin e interesave politike ushtarake ose tregtare.
Rasti i dytë 
Në prill 2024 ministria e mbrojtjes themeloi qendrën e inovacionit të sigurisë dhe mbrojtjes e pamë që u ringjall narrative ruse, madje dhe pëermes zëdhënëses së ministrisë së jashtme Maria Zakarova që tha se investimi i NATO-s po etiketohet qëllimisht si burim për kërcënime hibride në ballkan e akuzonte Shqipërinë se kishte stretegji ofensive për kërcënime hibride në ballkan.

Në kryesinë e Kuvendit mbahet Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” i drejtuar nga Erjon Brace. 
Rasti i tretë
Në janar 2020 udhëheqësi i Iranit Ayatollah Khomeini iu referua Shqipërisë si një vend i vogël djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë e tradhëtarë që kanë shitur atdheun e tyre.

Vengu zhvilloi sot një seancë dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ndërkohë që opozita bojkotoi punimet e këtij komisioni.

Ora 12:18
Dezinformimi, Bledi Çuçi: Duhet hetim i kualifikuar! Institucionet të cilat do të dëgjohen në Komision! Opozita bojkoton

 

1727882971_komisioniidezinformimit.jpg

Foto: Komisioni i dezinformimit, 2 tetor 2024

Komisiomin e Dezinformimit nisi sot dëgjesat me institucionet publike. Sot ishte dëgjesa me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu në komisionin e posaçëm parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ndërkohë që opozita bojkotoi punimet e këtij komisioni.

Ministri Vengu foli për raste konkrete të dezinformimit që mund të rrezikojnë deri në integritetin e zgjedhjeve.

Nënkryetari i kuvendit, socialist Bledi Çuçi për rastet e dyshuara si informime keqdashëse që mund të cenojnë deri në sigurinë e vendit, thotë se ka nevojë për hetime të thelluara.

"Për dezinformimin nuk ka një strukturë të posaçme në ministrinë e mbrojtjes. Ju thatë që është rritur rreziku që mund të vijë nga dezinformimi dhe kështu mendojmë dhe ne prandaj është ngritur ky komision.A mendoni që është e nevojshme të ketë brenda strukturës tuaj, sepse është shumë delikat fakti që jo cdo shpifje, jo cdo fabrikim është dezinformim është problem dhe të kërcënojë sigurinë kombëtare. Ka nevojë për një hetim të kualifikuar për ta ndarë këtë gjë"  tha Çuçi.

Opozita nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje. Deri tani Deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë prej mbledhjeve të këtij komisioni me gjithë apelin e maxhorancës. Ndërkohë këto ditë kanë ndërmarrë aksionin e bojkotit të të gjithë komisioneve si pjesë e aksionit opozitar pas dënimit  dhe burgosjes së Ervin Salianjit  me 1 vit burg për akuzën e 'kallëzimit të rremë"

Seancat dëgjimore me institucionet publike në komisionin e dezinformimit per periudhen tetor-nentor 

1. Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM);
2. Ministria e Brendshme (MB) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH);
3. Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH).
4. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP);
5. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);
6. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK).
7. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ);
8. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA);
9. Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF);
10. Ministria e Drejtësisë (MD);
11. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
12. Banka e Shqipërisë (BSH);
13. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB);
14. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT);
15. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF);
16. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD).
17. etj
Seanca dëgjimore me shoqërinë civile dhe grupe interesi

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?