Dezinformimi, Braçe: Baza ligjore e mangët, nevojitet rregullim sipas standardeve europiane

16 Tetor, 15:18| Përditesimi: 16 Tetor, 15:19

  • Share

Kryetari i Komisionit kundër Dezinformimit, Erion Braçe evidentoi sot disa mangësi që ka në bazën ligjore kundër këtij fenomeni, ndërsa u shpreh se është e nevojshme që të adoptohen instrumentet dhe standardet më të mira europiane.

Gjatë një prononcimi për mediet, Braçe u ndal te përballja institucionale me dezinformimin, ndërsa u shpreh se institucionet nuk duhet t’i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës.

“Baza ligjore është realisht e mangët dhe duhet rregulluar me standardet më të mira europiane. Ka instrumente shumë të vlefshme europiane që mund të adoptohen”, tha Braçe.

Sipas tij, një pjesë e institucioneve bëjnë “pas” dhe mundohen ta shtyjnë problemin tek një institucion tjetër, duke lënë totalisht të hapur fushën edhe për ndërhyrjet e huaja keqdashëse në sektorë strategjikë, por edhe sa i takon dezinformimit, që është gjithashtu i pranishëm.

Braçe kërkoi që institucionet duhet të fillojnë të rregullojnë bazën e tyre rregullative për të mos lejuar ndërhyrje të drejtpërdrejta apo nënkontraktime tek operatorë që origjinën e tyre e kanë në vende jomiqësore.

“Është krijuar një klimë për fat të keq ku po ngrite një shqetësim, një kritikë, për cilindo institucion, shkel në një terren acid, ku digjesh menjëherë se turren të gjithë. Ne duam të bëjmë një ambient ekonomik të mbrojtur, një ambient informimi ku të mbizotërojë liria e informimit, por nuk duhet të depërtojë dezinformimi. Një ambient ku ka verifikim të fakteve”, tha Braçe, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e institucioneve në këtë drejtim.

Braçe i bëri po ashtu apel edhe medieve që të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e  burimit të lajmit. Shumë herë, sipas tij, mediet shqiptare janë bërë emetuese të lajmeve të rreme të cilat vijnë me burime nga jashtë vendit.


Lajmi kryesor:

‘Dezinformimi’, KQZ kërkon më shumë ‘fuqi’ për të hetuar financat e paligjshme të partive: Ndryshoni Kodin Zgjedhor! Braçe: Lumë i madh parash të huaja


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?