Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! E kthejmë ishullin në kurorën e turizmit

17 Mars, 11:47| Përditesimi: 17 Mars, 20:06

  • Share

Planet e shpalosura nga Jared Kushner, sipërmarrësi i madh amerikan dhe dhëndri i Donald Trump, për të investuar në dy projekte turistike në Shqipëri, kryeministri Rama i cilësoi ambiciozë që do ta shndërronin Sazanin dhe Zvernecin në xhevahirë të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe! 

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialistë, Rama i quan delirantë ata që flasin për park kombëtar dhe zonë të mbrojtur që sipas tij e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës.

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri!  Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm, e për investimet e huaja direkte, sot po flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe! 

Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e Flotës së Shtatë Amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi, se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. 

Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij, - ju kujtohet si thonin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku jam sot-  i pengon ata më gojështhurrurit ti bashkangjiten këtyre zërave të lëshojnë rrufetë e akuzave e të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë të dalë nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një mega-aferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit! '- tha Rama.

Teksa bëri me dije kjo nuk është kërkesa e parë për Sazanin por më seriozja, Rama thotë se bëhet fjalë për zbarkim të firmës më prestigjioze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zona përrallore të UNESCO-s në Azi e në Lindjen e Mesme, ndërsa garantoi se asnjë tokë zonë me pronësi shtet nuk shitet tek asnjë i huaj.

“Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes, nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zona përrallore të UNESCO-s në Azi e në Lindjen e Mesme.

Kudo ku të huajt do të investojnë në zona me pronësi shtet, për të ngritur sektorin e ekselencës me pesë yje në industrinë tonë të re të turizmit, shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit.  Dhe ne do të vigjilojmë që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, e për revistat ndërkombëtare të arkitekturës.'- u shpreh Rama.

Duke qëndruar te turizmi, kryeministri foli për rilindje gjithashtu të pronave të degraduara të ushtrisë që duhet sipas tij të vihen në shërbim të ekonomisë së komuniteteve, ndërsa e quajti absurd vendimin e SPAK për sekuestrimin e investimit në Portin e Sarandës.

“Madje absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata”- tha Rama.

Rama paralajmëroi një kapitull të ri investimesh private për modernimin e ushtrisë.

“Kjo do të sjellë jo vetëm një rritje të aftësive tona mbrojtëse, jo vetëm  një arsye për t’u ndjerë pjesë e një bashkësie të një vendi dinjitoz edhe në këtë aspekt, por edhe një front të ri të punësimit cilësor të të rinjve tanë si dhe një rritje të kualifikimeve të krahut tonë të punës, ashtu siç po bëjmë me Akademinë e Aviacionit”- u shpreh Rama.

Para anëtarëve të asamblesë socialiste Rama përsëriti objektivin që në vitin 2030 Shqipëria përveç të tjerave të jetë një vend i gatshëm që i plotëson të gjitha kriteret  për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.

Ora 14:24
Ironia e Ramës me sulmet e Berishës: Unë i biri i Sorosit që bëj aferë me Trump?!

 

Nga mbledhja e Asamblesë së PS, kritikat e kundërshtarëve politikë se po ia dhuron Sazanin privatit, nëpërmjet ndryshimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama i cilësoi delirime të atyre që i pengon hija e ish-Presidentit amerikan.

‘Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e Flotës së Shtatë Amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi, se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. 

Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij, - ju kujtohet si thonin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku jam sot-  i pengon ata më gojështhururit ti bashkëngjiten këtyre zërave të lëshojnë rrufetë e akuzave e të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë të dalë nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një mega-aferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit! 

Shyqyr xhanëm, se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, për të kontribuar në Shqipëri me fondacione apo me investime, e bën Shqipërinë të duket padrejtësisht qesharake në sytë e botës, siç janë qesharake akuzat e shpifjet e tyre për ta!’- tha Rama.

Ora 13:55
Rama për ndërtimet e reja në Tiranë: Shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm


 

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme edhe për ndërtimet e reja në kryeqytet. Rama nënvizoi se kjo mazhorancë po tregon kujdes që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, dhe për revistat ndërkombëtare të arkitekturës siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës.

“Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Kudo ku të huajt do të investojmë në zona me pronësi shtet për të ngritur sektorin e ekselencës me 5 yje në industrinë tonë të re të turizmit, shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit. Ne do të vigjilojmë që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, dhe për revistat ndërkombëtare të arkitekturës siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës. Ku përpos të tjerash, në vite do të fitojmë një koleksion tërheqës firmash të arkitektëve me prestigj ndërkombëtar për turistët e kurioziteteve arkitekturore”, deklaroi Rama.

Ora 12:16
'Rilindja e industrisë ushtarake', Rama: Duhet të investojmë më shumë në Mbrojtje! Disa asete do vihen në funksion të turizmit dhe agroturizmit

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria tashmë duhet të fokusohet në përmirësim dhe modernizmin e ushtrisë, në një periudhë të pasigurt për botën në mesin e disa luftërave aktive, por edhe për të arritur standartet e NATO-s, si vend anëtar i saj.

Po ashtu, kryeministri tha se disa prona të braktisura të ushtrisë shqiptare, të cilat nuk shërbejnë më për funksione ushtarake, të vihen në funksion të turizmit dhe agroturizmit

“Sot e ardhmja e afërt është më premtuese asnjë herë tjetër dhe dua të ndalem edhe në një drejtim tjetër, ku duhet të fokusohemi fort për vitet që kemi drejtë Shqipërisë2030.

Rilindja e industrisë ushtarake.

Ushtria jonë bëhet rëndomtë objekt lajmesh dhe muhabetesh mediatike pa bereqet për nxjerrjen nga plani i përhapjes pronave dhe aseteve të degraduara, të pa nevojshme të pakuptimta që kanë mbetur si kokalla mbi tokë të kufomës së ushtrisë popullore së Enver Hoxhës i cili do të bënte luftë me superfuqitë.

Në dijeninë time plani i asaj lufte plani i saj lufte ka dështuar dhe mesa i njoh unë programet të gjitha partive në Shqipëri nuk di që ndonjë të ketë në plan ti hapë luftë gjithë botës.

Janë bërë abuzime të mëdha në vite patjetër me mënyrën se si janë përdorur nga ato prona që janë nxjerrë nga plani i përhapjes, por ama nuk rezulton që nga nxjerrja e tyre në vetvete të ketë ndodhur ndonjë hata për misionin e ushtrisë tonë.

Ashtu si kundër me rezulton që ka ende dhe prona të degraduara ushtarake të cilat nuk do i duhen kurrë një ushtrisë të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra me kuptimplotë e një gjynahu të madh që nuk futen në shërbim të ekonomisë së turizmit dhe agroturizmit në radhë të parë, o edhe në shërbim të sektorëve të tjerë, po rrinë si fantazma sa në majë të malit sa afër bregdeteve tona.

Kam diskutuar me disa kryetar bashkisë jo të forcës tonë politike për të kërkuar mbrapsht investime nga emigrantët e atyre zonave në fushën e turizmit apo të agroturizmit",- tha Rama.

“Sot ne duhet të investojmë më shumë në mbrotje si vend i NATO-S por ky është edhe një moment tjetër nga rrethanat që na janë krijuar, që na i imponon këtë për të bërë këtë, e për mendësinë e dhe standartet e NATOS- duke hapur kapitullin e investimeve private sic e kanë vërë të gjitha vendet që e shikojnë mbrojtjen si prioritet”,- shtoi ai.

Ora 12:14
Sekuestroja e Portit të Limionit, Rama: Vendim absurd! Kanë ndërhyrë në kompetencat e sovranit në emër të NATO-s

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për Portin e Limionit në Sarandë, është absurde.

Kreu i qeverisë tha se po ndërhyhet në kompetencat e sovranit në emër të NATO-s, duke e cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe që mund t'i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh.

'Në një bisedë që pata me disa kryetarë bashkish, jo të forcës sonë politike, Puka, Fushë-Arrëz, Memaliaj, zona të thella, diskutuam edhe për këtë; reparte ushtarake si fantazma të cilat bashkitë e zonave malore mund t’i kthejnë fare mirë në asete për të kërkuar mbrapsht investime nga emigrantët e këtyre zonave në fushën e turizmit apo agroturizmit. Madje absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata. 

Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, arsyet e atij hetimi, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO-s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO-n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarrjet e veta për sigurinë kombëtare.

Ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh, por e solla këtë këtu për faktin se kjo buron nga një arbitraritet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe për atë që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes.'- tha Rama.

Ora 12:08
‘Po ua shisni Shqipërinë 5 oligarkëve?' Rama: Nuk janë 5, por qindra investitorë! Të tjerët flasin, në punojmë në shumë fronte

Gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama foli për sektorin e Turizmit.

Ai theksoi se PS nuk shet asnjë pronë shtetërore dhe se nuk mazhoranca nuk është e interesuar të bëjë pazar për veten.

'Atyre që thonë po shisni pasuritë e atdheut tek pesë oligarkë, po shisni Sazanin tek të huajt, e ku di unë se sa të tilla akoma, u them jo, gaboheni, në Shqipëri nuk janë pesë, po janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar me projekte të reja shumë ambicioze në turizëm, pa llogaritur mijëra të tjerë që kanë ngritur e po ngrenë struktura hoteliere turistike e agro-turistike e të tjerë akoma që mezi presin që ne tu lehtësojmë rrugën në zonat malore e sidomos në veriun e vendit për të marrë tituj e pronës, ata ndërtojnë në prona private dhe numri I pronarëve shqiptarë që kanë përfituar e përfitojnë nga kapitalizimi i trojeve të tyre është dhjetëra e dhjetëra mijëra

Ne nuk do ta shesim as Sazanin e as asnjë zonë tjetër me pronësi shtet tek asnjë i huaj, tjetërkush i nxori të tëra tokat e shtetit, përfshirë edhe Sazanin, në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet, korrupsion, plehra, pluhur e shëmti ngado hidhje sytë dhe që bënte lajmë në botë vetëm për keq. Sot, Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë.

Kudo ku të huajt do të investojnë në zona me pronësi shtet, për të ngritur sektorin e ekselencës me pesë yje në industrinë tonë të re të turizmit, shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit.  Dhe ne do të vigjëlojmë që projektet e miratuara të jenë shembëlltyra të denja për koleksionin prestigjoz të veprave të shkëlqyra të botës në turizëm, e për revistat ndërkombëtare të arkitekturës, siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës, ku përpos të tjerash do të fitojmë në vite edhe një koleksion tërheqës firmash të arkitektëve me prestigj ndërkombëtar, për turistët e kurioziteteve arkitekturore. 

Kjo e reja për Sazanin, nuk është kërkesa e parë që ne kemi pasur. Vitet e fundit ka pasur disa interesime dhe madje projekt-ide që na janë ofruar dhe i kemi refuzuar, pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare për vete, as të paditur që të pranojmë zhvillime mediokre, në emër të futjes së kapitaleve të mëdha në turizëm, që pastaj kthehen në kosto jo vetëm, për natyrën, por edhe për ekonominë dhe për imazhin e vendit, po jemi të qartë se çfarë vlerash duhet t’i lemë trashëgim brezave me këto zhvillime dhe jemi shumë të përkushtuar që bukuritë e Shqipërisë  të mos cënohen prej tyre, përkundrazi të kthehen në burim rritjeje ekonomike dhe krenarie për shqiptarët. '- tha Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?