Pamje nga ndërtimi pa leje

Dhërmi, ndërtoi pa leje në tokë publike në vijën bregdetare, në pranga 56-vjeçari (EMRI)

15 Dhjetor 2023, 10:03| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 10:08

  • Share

Kristo Stramarko është arrestuar nga policia e Himarës, për ndërtim pa leje.

Policia thotë se bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatuar se Kristo Stramarko kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.

Policia arrestoi në flagrancë 56 vjeçarin, banues në Dhërmi, Himarë.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2023 00:18

    Te tille shkeles do te kemi plot e do te rrezikojne jo vetem bregdetin,por dhe zonat e mbrojtura e parqet natyrore,bile me bekim shteti fale pykave qe kemi per deputete dhe projektligjit te tyre qe kane ne plan te paraqesin per gjoja /zhvillimin/ e ketyre zonave duke lejuar investime,gjasme /per te penguar/ largimin e popullsise!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?