DHËRMI- Ekstazi, MDMA, LCD, Ketaminë, amfetaminë dhe kokainë, Ardian Tati ka qenë gati për shpërndarjen e plot 4840 tabletave në plazhin e Dhërmiut. Tati është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme pasi është kapur në një nga lokalet e natës në Dhërmi duke shpërndarë sasi të konsiderueshme droge. Për 52-vjeçarin prangosja ka qenë disfatë, pasi pritej që për furnizimin e lokalit të natës në Dhërmi vetëm nga shitja e ekstazisë, të merrte një shumë rreth 150 mijë euro.
Pas arrestit të tij, i janë sekuestruar ekstazi, LCD, MDMA, ketaminë, amfetaminë, kokainë, të ndara në doza gati për shitje dhe një shumë parash të majme.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 4840 tableta ekstazi, doza me MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, kokainë dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.