‘Dhimbja është miku im’, letra e 18-vjeçarit futbollist që ndërroi jetë nga sëmundja: Nëna lutej për shërimin e djalit

31 Maj 2020, 11:17| Përditesimi: 31 Maj 2020, 12:32

  • Share

Një lajm i trishtë tronditi sot Korçë, futbollin shqiptar dhe jo vetëm. 18-vjeçari Dorian Tahirllari, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Skënderbeut dhe që ëndërronte se një ditë do luante për ta, u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, turmorit malinje.

Edhe pse ka kryer 5 operacione ai nuk mundi ta fitonte këtë betejë, por ndërkohë që ishte diagnostikuar me këtë sumndje ai ka shkruar një poezi, ku flet për atë që përjeton dhe lutjet e nënës së tij që ai të shërohet. Ndër të tjera ai thotë se ‘i lutet Zotit për ëndrrat e tij’.

Poezia e Dorian Tahirllarit:


Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…


Lajmi kryesor:

Futbolli në zi, shuhet në moshën 18-vjeçare lojtari i Skënderbeut (FOTO)


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?