Juventusi fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Në minutën e 44 të ndeshjes, gardiani i "Zonjës", Szczesny trembi tifozët duke kërkuar zëvendësimin. Polaku vendosi duart në gjoks pasi ndjente dhimbje, me stafin mjekësor që mendoi për më të keqen. Portieri u zëvendësua menjëherë dhe pas kontrolleve të para, klubi bardhezi tregon se nuk ka asgjë serioze. Nuk munguan as lotët nga gardiani i "Zonjës".
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventus cinik në shtëpi, Szczesny tremb bardhezinjtë! Man. United shënon dy autogola, paqe në Gjermani
S.Dh/ReportTv.al