Europa League zhvilloi katër ndeshjet e para çerekfinale. Feyenoord mundi 1-0 Romën, me gol të Wieffer në minutën e 53 të ndeshjes. Për italianët gaboi penalltinë Lorenzo Pellegrini në pjesën e parë. Në sfidën tjetër, Bayer Leverkusen barazoi 1-1 me Royal Union të Belgjikës. Juventusi iu fal golit të Gattit në pjesën e dytë për të mundur Sportingun e Lisbonës. Në Manchester, United barazoi 2-2 me Sevillan, me vendasit që nuk ia dolën të mbanin avantazhin e dyfishtë.
Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës, me ndeshjen që vlente për duelin e parë çerekfinal në Europa League. Bardhezinjtë iu falën golit të Gatti-t në minutën e 73 të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë ka bërë që qendërmbrojtësi të gjendej në vendin dhe momentin e duhur, për të marrë një fitore me vlerë dhe për të udhëtuar në Lisbonë të qetë në ndeshjen e kthimit. Për Juventusin pati frikë në minutën e 44 të pjesës së parë, me portierin Szczesny që u detyrua të dilte nga fusha pas dhimbjes në gjoks. Juventus tregon se pas kontrolleve të para, polaku nuk ka asgjë serioze.
Në "Old Trafford", Manchester United barazoi 2-2 me Sevillan për ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League. "Djajtë" e ten Hag nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të arritur nga dopieta e Sabitzer në minutat 14 dhe 21. Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik për United, me Malacia që shënoi autogolin e parë në minutën e 84. Në minutën 90+2, Maguire dërgoi sferën në rrjetën e tij për të vendosur barazimin 2-2. Tanimë ishullorët do e kenë të vështirë ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Ndeshjet e kthimit në Europa League zhvillohen në 20 prill.
Europa League - ndeshjet e para çerekfinale:
Feyenoord 1-0 Roma
Bayer Leverkusen 1-1 Royale Union
Juventus 1-0 Sporting CP
Manchester United 2-2 Sevilla
Juventusi fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Në minutën e 44 të ndeshjes, gardiani i "Zonjës", Szczesny trembi tifozët duke kërkuar zëvendësimin. Polaku vendosi duart në gjoks pasi ndjente dhimbje, me stafin mjekësor që mendoi për më të keqen. Portieri u zëvendësua menjëherë dhe pas kontrolleve të para, klubi bardhezi tregon se nuk ka asgjë serioze. Nuk munguan as lotët nga gardiani i "Zonjës".
Në "Old Trafford", Manchester United barazoi 2-2 me Sevillan për ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League. "Djajtë" e ten Hag nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të arritur nga dopieta e Sabitzer në minutat 14 dhe 21. Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik për United, me Malacia që shënoi autogolin e parë në minutën e 84. Në minutën 90+2, Maguire dërgoi sferën në rrjetën e tij për të vendosur barazimin 2-2. Tanimë ishullorët do e kenë të vështirë ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës, me ndeshjen që vlente për duelin e parë çerekfinal në Europa League. Bardhezinjtë iu falën golit të Gatti-t në minutën e 73 të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë ka bërë që qendërmbrojtësi të gjendej në vendin dhe momentin e duhur, për të marrë një fitore me vlerë dhe për të udhëtuar në Lisbonë të qetë në ndeshjen e kthimit. Për Juventusin pati frikë në minutën e 44 të pjesës së parë, me portierin Szczesny që u detyrua të dilte nga fusha pas dhimbjes në gjoks. Juventus tregon se pas kontrolleve të para, polaku nuk ka asgjë serioze.
VOLEVI DIRE LA P....A, PERCHE SOLO SIGNORA NON E
Përgjigju