Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës, me ndeshjen që vlente për duelin e parë çerekfinal në Europa League. Bardhezinjtë iu falën golit të Gatti-t në minutën e 73 të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë ka bërë që qendërmbrojtësi të gjendej në vendin dhe momentin e duhur, për të marrë një fitore me vlerë dhe për të udhëtuar në Lisbonë të qetë në ndeshjen e kthimit. Për Juventusin pati frikë në minutën e 44 të pjesës së parë, me portierin Szczesny që u detyrua të dilte nga fusha pas dhimbjes në gjoks. Juventus tregon se pas kontrolleve të para, polaku nuk ka asgjë serioze.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventus cinik në shtëpi, Szczesny tremb bardhezinjtë! Man. United shënon dy autogola, paqe në Gjermani
S.Dh/ReportTv.al