Në "Old Trafford", Manchester United barazoi 2-2 me Sevillan për ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League. "Djajtë" e ten Hag nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të arritur nga dopieta e Sabitzer në minutat 14 dhe 21. Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik për United, me Malacia që shënoi autogolin e parë në minutën e 84. Në minutën 90+2, Maguire dërgoi sferën në rrjetën e tij për të vendosur barazimin 2-2. Tanimë ishullorët do e kenë të vështirë ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventus cinik në shtëpi, Szczesny tremb bardhezinjtë! Man. United shënon dy autogola, paqe në Gjermani
S.Dh/ReportTv.al