Dhimbje qafe, shpine apo mesi? Fizioterapisti tregon metodën që jep efekt të menjëhershëm, pa ilaçe dhe pa operacion (VIDEO)

13 Shtator 2020, 18:53| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 19:00

  • Share

TIRANË- Në ditët e sotme është e vështirë të gjendet dikush që nuk ankohet për dhimbje shpine, qafe, dhimbjet e mesit apo kockash në tërësi …orë të tëra ulur në karrige, në makinë, qëndrimi i gabuar, gjumi jo i rehatshëm janë ndër shkaktarët kryesorë që dëmtojnë shtyllën kurrizore, por dhe artikulacionet duke shkaktuar dhimbje që herë pas here bëhen të padurueshme. Për këtë ka një zgjidhje dhe nuk janë ilaçet e as ndërhyrjet kirurgjikale, por me anë të Kiropraktikës (Chiropractic).

Në Shqipëri janë të pakët Kiropraktikerët, numërohen me gishtat e dorës, të cilët arrijnë të rregullojnë boshtin kurrizor dhe nyjet me anë të teknikave dhe manipulimeve. Një ndër ta është fizioterapisti Elton Bushi, i cili na shpjegon me detaje në këtë intervistë se çfarë është kiropraktika dhe kujt i vjen në shërbim.

Kiropraktika me anë të manipulimeve lëvizjeve dhe me shumë metoda të tjera hulumton boshtin kurrizor dhe sistemin skeletik nga patologjitë që mund të prekin strukturën e tij dhe funksionin normal, në mënyrë që të nxisë vetite vetëshëruese të trupit Ajo është plotësisht e sigurt, metodë pa dhimbje, e parrezikshme, por gjithmonë nëse aplikohet nga personat e kualifikuar. Me anë të saj mund të trajtojmë shumë patologji si :dhimbja e kokës dhe migrena, humbja e ekuilibrit ,dhimbjet e nofullës, kafazit të kraharorit, gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, spondiliartroza, hernie diskale, deviacionet e shtyllës kurrizore si (skoliozë, kifoza, lordozë etj) bllokimi i qafës, stresi dhe ankthi që vijnë si pasojë e pamundësisë fizike",tregon Fizioterapisti Elton Bushi.

Në eksperiencën e tij 10-vjeçare, ai na tregon se një nga problemet më të theksuara që kanë shqiptarët janë problemet e qafës dhe të mesit, e cila vjen si rezultat i jetës sedentare, mungesës së aktivitetit fizik dhe faktorëve gjenetikë. Ai ndalet dhe na rrëfen hap pas hapi se si ndodh procesi i trajtimit të një pacienti, nga grafia deri te rikuperimi mbi të gjitha me një kosto te përballueshme.

“Kjo është një teknikë e terapisë manuale e cila bëhet vetëm me anë te duarve, nëpërmjet manipulimeve pacienti ndjen menjëherë përmirësim. Njerëzit i quajnë kërcitje kockash, por në fakt nuk është ashtu, është një zhurmë që vjen si pasojë e çlirimit të gazit (dioksidit të karbonit) i cili grumbullohet në vertebra dhe artikulacione, në momentin që ndodh kjo trupi funksionon më së miri, ndodh një qarkullim më i mirë nervor gjithashtu automatikisht dhe qarkullimi i gjakut dhe limfës, në këtë mënyrë trupi e ka më te thjeshtë të rikuperojë veten", thotë ai.

Si një kiropraktiker, fizioterapist, por edhe personal trajner, në fund ai nuk i kursen dhe disa këshilla bazike se si të mbajmë trupin në formë.

Këshilla e parë është pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Së dyti është shumë e rëndësishme të hani shëndetshëm dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja stërvituni. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër ose bëni vrap”, përfundon Elton Bushi në intervistën për Shqiptarja.com.

Fizioterapisti Elton Bushi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 15/09/2020 14:19

    nje numer telefoni

    Përgjigju
  • Mona: 15/09/2020 08:51

    Ktu qenka te shkosh per fizioterapistin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?