Vlore - Masakër mjedisore ka ndodhur në fshatin Bestrovë. Pranë liqenit me qindra peshq janë konstatuar të ngordhur nga banorë të zonës. Sipas tyre mendohet se liqeni është kontaminuar prandaj i bëjnë thirrje instancave përkatëse të marrin masa të menjëhershme pasi edhe bagëtitë që kullosin pinë ujë në këtë liqen.
Peshqit e ngordhur në liqenin e fshatit Bestrovë në Vlorë janë parë prej tre ditësh nga banorët e zonës.
Jashtë kamerave ata thonë se kjo masakër mjedisore është bërë nga dora e njeriut, pasi gjatë natës kanë parë njerëz duke hedhur lëndë toksike dhe mbetje të ndryshme në liqen ç’ka ka sjellë edhe këtë situatë.
Përveç erës së keqe, peshqit e ngordhur mund të bëhen edhe shkak i përhapjes së një epidemie. Banorët kërkojnë marrjen e masave, ndërkohë të pyetur për këtë situatë nga Report Tv, institucionet shtetërore ja hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Kur e pate qe po hidhnin lende toksike naten,perse nuk lajmeruat menjehere policine,po pritet te ndodhte kjo dhe tani flisni?! Ne U.S per nje pee qe beri njeri deshen te derdhnin nje rezervuar te tere,kurse juve po ju ngordhin peshqit e nuk guxoni te flisni as para kamerave!
Përgjigju