Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë duke i thënë drejtuesve vendorë se i dinë nevojat e qytetarëve shqiptarë, sidomos në një kohë kur Shqipëria po përballet me sulme kibernetike. Kim tha se nuk mungon mbështetja nga SHBA dhe po punojnë me masat e sigurisë kibernetike në mënyrë që të largojnë keqdashësit që u përpoqën të minojnë demokracinë.
“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Drejtuesit vendor e dinë se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipëri, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve.
SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.
Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha ambasadorja Kim.
Lajmi kryesor:
SHBA-BE mbështetje Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike! Veliaj: Sulmi nga Irani i lig dhe politik, ndërpreu shërbimet
//ReportTv.al