3 persona janë arrestuar në Vlorë e Sarandë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Dy prej tyre përfunduan në pranga për shkak të dhunës së ushtruar në familje, ku 55-vjeçari me iniciale Dh. P., kanosi dhe dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e djeshme.
Për dhunë fizike ndaj babait të tij është arrestuar edhe 34-vjeçari me iniciale D.R. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Gjashtë në Sarandë, po për motive të dobëta.
Gjithashtu në pranga përfundoi edhe një 57-vjeçar me iniciale E. Sh., në lagjen "Pavarësia" në Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.