Stadiumi i Luzit

Dhunë në futbollin shqiptar, punëtori i fushës godet arbitrin e Luzi - Lushnja! Policia e arreston menjëherë, reagon FSHF

28 Janar, 18:50| Përditesimi: 28 Janar, 21:03

  • Share

Luzi humbi 1-2 me Lushnjën për javën e 18-të në Kategorinë e Parë të futbollit. Pas ndeshjes, punëtori i fushës së stadiumit në Luz ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes, Xhuljan Bacaj. Policia e Kavajës njofton se personi me iniciale A.L. është arrestuar në flagrancë.

"Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv".

Ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë  nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ndërkohë që FSHF ka dënuar dhunën ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj dhe kërkon masa më të forta.

"Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit. FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm", thuhet në reagim.

Ora 20:59
Dhuna ndaj arbitrit në Kategorinë e Parë, FSHF apel drejtësisë: Merrni masa më të forta


Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar.

Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?