Foto ilustruese

Kronikë

Dhunoi fizikisht të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

11 Gusht 2022, 16:21| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 16:25

  • Share

SARANDË- Një 33-vjeçar me iniciale E.K, ka rënë në prangat e bluve të Sarandës pasi ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij. Po ashtu, riu ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë gjatë momentit të arrestimit.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.", njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?