Dhunonte qentë që mbante në banesë, në hetim 51-vjeçarja në Tiranë! Kafshët merren në kujdesin e një shoqate

2 Nëntor 2023, 08:58| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:45

  • Share

TIRANË- Pas denoncimit që Report Tv bëri lidhur me rastin e një gruaje që dhunonte qentë e saj, që i mbante në banesë, policia ka vënë në hetim 51-vjeçare Gera Kulla. Kamerat e sigurisë e filmuan një grua teksa rrihte pa mëshirë qentë e saj në ashensor.

Për Report Tv, fqinjët thanë se ajo mbante në banesë 4 qenë dhe 7 mace, të cilat i keqtrajtonte. Pas publikimit të këtyre video-ve, 51-vjeçares i janë marrë edhe kafshët dhe tashmë janë në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. Ndaj 51-vjeçares rëndon akuza për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen Gera Kulla, 51 vjeçe, banuese në Tiranë”, njofton policia.

Ndërkohë, shoqata ARSAL që ka marrë kafshët nën kujdes thotë se tani janë të sigurt dhe do t’i nënshtrohen të gjitha kontrolleve mjekësore. Ndërsa bëjnë thirrje që t’i mbështesin dhe qytetarët që kanë mundësi të strehojnë qentë dhe macet.

“Kjo nuk është një histori kaq banale abuzimi ndaj kafshëve. Ka shumë për të thënë por sot nuk është momenti. Nuk ishte aspak e lehtë dhe ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe e vështirë. Ja dolëm të balanconim dhe ndërhynim në një situatë shumë delikate.

Qentë i kemi ne dhe janë të sigurt ne një klinike private ku do i nënshtrohen te gjitha kontrolleve mjekësore vaksinave sterilizimit. Por tani nis pjesa më e vështirë dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Kërkohet strehim i sigurte për se paku një muaj për katër qentë. Vullnetarë qe mund të strehojnë një mace!! Ndihme monetare për shpëtimin e tyre pasi ka shume shpenzime.

Shpejt turma e inatosur dhe rrjetet sociale do e harrojnë këtë ngjarje dhe do rendin pas skandalit te radhës. Po këtu kemi të bëjmë me jete kafshësh dhe njerëzish. Ndaj le të lëmë mënjanë bërtitjet dhe mallkimet të bashkohemi për të gjetur një zgjidhje. Kushdo mundet te strehoje një qen apo një mace të na kontaktojë”, shkruan ARSAL.

Ligji për mbrojtjen e kafshëve parashikon penalitet me gjobë deri në 6 muaj burg për personat që u marrin jetën apo shkaktojnë tek ato dëmtime të përhershme. Animalistët kërkojnë krijimin e një zinxhiri institucional për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve, si dhe zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që e shkel atë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 01:06

    /ERA/,Cfare po thua?!/Nuk ka gje nese i dhunon/!! Ato jane krijesa te gjalla qe ndjejne, kuptojne, vuajne e gezojne si njerezit, si ju.Si do te ragoje ti po te te shqelmonin dhe ty si ate qenin e gjore? Me buke te mbajne dhe ty,dikur prinderit,ndoshta tani bashkeshorti/partneri nese je ne ne nje lidhje,me te cilin ndan shpenzimet,apo punedhenesi qe te paguan rrogen,nese punon.Te gjithe keta kane ndikuar ne mireqenien tende (te kane mbajtur me buke,nepermjet relacionit social-ekonomik qe ke patur me ta),por kjo s'ju jep te drejte te te zhdepin ne dru! Atehere perse fakti qe na e ushqeka me buke e na qenka pronarja,i jepka te drejte kesaj te dhunoje qenin? Kush ja jep kete te drejte?!.Jam dakord me /MARION/,por per nje arsye tjeter,njerez qe jane agresive me kafshet,kane mundesi te shfaqin te njejtat tendenca dhe ne raportet shoqerore me njerezit.Stuff nga dalin serial killer.

    Përgjigju
  • Mario: 02/11/2023 14:45

    Kjo duket qe ka probleme te renda mentale. Ajo duhet te futet ne psikiatri dhe nuk duhet lejuar te kete kafshe, madje as te kapi kafshe me dore, njesoj si personat qe u vendoset nje periferi e caktuar mos te afrohen njerzve qe dhunojne.

    Përgjigju
  • Era: 02/11/2023 14:25

    Qente duhen edukuar. Nuk ka gje nese I dhunon.Fundja ajo eshte pronare dhe I mban me buke.

    Përgjigju
  • Tironsi: 02/11/2023 12:00

    KJO DO MBAJTUR LIDHUR NE KAFAZ.... VETEM NJERI SMU D TI THUHWT KSAJ. GJYNAH E SHKRETA DO JETE E SWMUR MENDERISHT....

    Përgjigju
  • aaa: 02/11/2023 11:56

    Kjo eshte nena e Ervin Salinjit.

    Përgjigju
  • Max: 02/11/2023 11:42

    Femer qelbesire asgje tjeter megjithese nuk eshte femer ajo eshte vampir

    Përgjigju
  • Njoni: 02/11/2023 10:50

    Po ca flisni. Po ato rrifet ne parlament Re calloj kafshes bojn pjese.

    Përgjigju
  • Tibco: 02/11/2023 10:20

    Ne hetim? E pate videon kur godet qenin si naziste ? Arrestojeni kete baxhellen o debila dhe rraseni ne burg qelbesiren.

    Përgjigju
  • e drejta: 02/11/2023 09:13

    NESE QENTE BEJNE PJESE NE GRUPIN E KAFSHEVE ...KJO KRIMINELJA BEN PJESE E PERBINDSHAVE

    Përgjigju
  • E cna gjeti: 02/11/2023 09:12

    Iku xhaxhi Enver u bene shqiptaret me qen, pjesa tjeter u ben cuba me moton___a e’di se kush jam une.

    Përgjigju
  • Bleri: 02/11/2023 09:10

    Shume keq, kjo femer duhet te trajtohet per semundjen mendore dhe te vendoset ne nje Institut perpara se te gjykohet dhe denohet per keqtrajtim dhe dhune(burg). Me vjen shume keq per kafshen e shkrete. I falenderoj ata qe e kane denoncuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?