Foto ilustruese

Dhunuan 56-vjeçarin me sende të forta, 4 të arrestuar për plagosje të rëndë në Vlorë

29 Tetor 2020, 09:06| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 09:33

  • Share

4 persona janë arrerstuar për plagosje të rëndë me dashje në Vlorë pasi kanë dhunuar një 56 vjeçar.

Është dhunuar me sende të forta I.H., 56 vjeç, banues në Orikum.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë", njofton policia.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?