Fatosh Myslymi në momentin kur u dërgua në burg

Kronikë

Dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës, Apeli lehtëson masat për vëllezërit Myslymi, vetëm 'detyrim paraqitje' për 2 prej tyre

27 Korrik 2021, 16:16| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 16:21

  • Share

VLORË-Gjykata e Apelit të Vlorës ka lehtësuar masat e arrestit ndaj 3 vëllezërve Myslymi të cilët kuzohen se kanë dhunuar gjyqtarin Arqile Basho.

Vendimin e shkallës së parë për të lënë në burg Fatosh Myslymin dhe ‘arrest shtëpie’ dy vëllezërit e tij Elmaz dhe Myslim Myslymin, Apeli e ka rrëzuar dhe ka vendosur lirimin e Fatoshit dhe 'detyrim paraqitje' për 2 të tjerët.  

3 vëllezërit Myslimaj janë arrestuar më 15 korrik pasi ushtruan dhunë verbale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë Arqile Basho, pas vendimit për çështjen Myslimi që kaluar një kalvar gjyqesh.

Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?