Vlorë/ Dhunuan punonjësit e policisë, arrestohet 49 vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij

8 Gusht 2020, 14:53| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 17:54

  • Share

HIMARË- Arrestohet në flagrancë një 49 vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, pasi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Himarës, pasi policia ka shkuar për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy fqinjëve, por janë goditur nga dy vëllezërit.

Ndërkohë është arrestuar 49 vjeçari me iniciale M.V. dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, 44 vjeçari me iniciale I.V., pasi kanë dëmtuar punonjësit e policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?