Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima duket se do t’i ketë ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë. Edhe pse në vitin 2018 bëri një deklaratë të guximshme, duke e quajtur Vetingun si vepër të Sorosit, Ken Dhimës i mungoi guximi për t’u përballur dje me Komisionin e Vetingut, teksa paraqiti një raport mjekësor sikur ishte sëmurë, një praktikë kjo e përdorur masivisht në mënyrë abuzive nga shumë gjyqtarë dhe prokurorë për të shtyrë në kohë vendimmarrjen e Vetingut për fatin e tyre. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu e hodhën poshtë raportin mjekësor të Ken Dhimës si të pabesueshëm, ndërsa vijuan me leximin e konkluzioneve të dosjes së gjyqtarit, bazuar në një hetimi 20 mujor.
Sipas trupës gjykuese, gjyqtari Ken Dhima nuk justifikon burime të ligjshme parash një pasuri me vlerë rreth 600 mijë USD si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur edhe dy pasuri të paluajtshme me vlerë 300 mijë euro. Relatorja Pamela Qirko lexoi për më shumë se një orë kolizionet e hetimit rreth pasurisë së gjyqtarit. Vendimi për shkarkimin ose jo të gjyqtarit Ken Dhima do të shpallet ditën e nesërme, në datën 29 korrik 2021. Ken Dhima ka një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Dhima e ka nisur karrierën në Gjykatën e Durrësit në vitin 2003. Një vit më pas u transferua në Shkodër dhe që nga viti 2013 është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë. Kjo është hera e tretë që karriera e Dhimës është në rrezik.
KLD-ja e shpëtoi dy herë
Ken Dhima është kallëzuar në Prokurori në vitin 2014 për fshehje dhe mashtrim me pasurinë, bashkë me bashkëshorten e tij Klorinda Çela, e cila është gjithashtu gjyqtare dhe është në proces verifikimi. Në atë kohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkimin e gjyqtarit nga Drejtësia. Por, KLD-ja me në krye Bujar Nishanin refuzoi kërkesën, duke e shpëtuar kështu gjyqtarin. Më pas dosja e pasurisë së Ken Dhimës është mbyllur nga prokuroria. Rezultatet e hetimit nga Vetingu tregoi se kjo dosje është mbyllur në mënyrë të dyshimtë.
Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë sërish shkarkimin e Ken Dhimës nga detyra për shkelje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Por, KLD-ja, këtë herë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e përballjes në KLD, Ken Dhima shpërtheu duke e konsideruar reformën në drejtësi si vepër të George Soros, ndërsa Vetingun si Sorosian.
Problemet me pasurinë
Komisioni i Vetingut konstatoi probleme të rëndë sa i takon ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit Ken Dhima si dhe raste të konfliktit të interesit. Një person me iniciale R.H i kishte dhuruar një makinë Benz gjyqtarit me vlerë 700 mijë lekë në vitin. Nga ana tjetër gjyqtari i kishte shqyrtuar një çështje dhuruesit. Një vit më pas, në vitin 2009, gjyqtari kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt. Në vitin 2015, gjyqtari Ken Dhima kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt tjetër. Dy makinat kishin një vlerë rreth 45 mijë euro. Në konflikt interesi, Ken Dhima kishte marrë në shqyrtim çështje ku dy subjektet ishin palë.
Komisioni i Vetingut ngriti dyshime se gjyqtari kishte fshehur në emër të të afërme edhe dy pasuri të paluajtshme, një apartament në Shëngjin si dhe njësi shërbimi me sipërfaqe 188 m2 në Tiranë. Komisioni i Vetingut konstatoi se çifti Dhima-Çela nuk justifikonin edhe një apartament të blerë në vitin 2005 për 74 mijë euro. Trupa gjykuesi vuri në dyshime të gjitha lëvizjet e gjyqtarit për të mbuluar pasurinë që nga kursimet tek huat. Me probleme rezultoi edhe një tjetër apartament i blerë nga Dhima, me paratë e vjehrrit të tij. Edhe blerja e dy garazheve nga gjyqtari rezultoi me probleme, bashkë me dhurata dhe të ardhura nga kontrata jo logjike.
Keta plehra gjyqtare nga hundet ju dalshin pasurit e vena ,,mendonin se sdo vinte koha te jepnin llogari ,ilace i befshi dhe te vuani te gjitha mekatet qe keni bere ne kurriz te njerezve te ndershem..Sekuestrim dhe paketoheni per ne Reç...
PërgjigjuPo pasurine prrallore te gjyqtares KCK te durrsit shpetime pitaku kur do ta sekuestroni se po bon namin ne durrs me gjyqe me lek
PërgjigjuBoll shpetove mor plehre qe i cuat njerezit drejt vetegjyqesise me vendimet tuaja arbitrate. Konfiskim pasurise dhe burg sa me shpejt.
Përgjigju