I larguar prej shumë vitesh në emigracion, mjeku shqiptar Nuredin Sadikaj nuk e ka harruar vendlindjen e tij por kthehet shpesh herë dhe përmes humanzmit të tij ka dhuruar edhe disa autoambulanca dhe shtretër për spitalin e Fierit, Çakranit dhe Lezhës.
“Një ambulancë që kishim që rrinte më shumë prishur se ne rregull dhe kur e pësova edhe vet sepse ishte e domosdoshme që të përcillja edhe gruan për një hemorragji pas lindjes në spital dhe nga 20 minuta Cakrran-fier e bëmë për dy orë e gjysëm që rrezikoi edhe jetën. Dhe kjo më ngeli edhe më shumë në mendje” kujton ai për kohën kur jetonte dhe punonte në Çakran.
“Kur erdha në Itali iu përvesha punës që të siguroja një autoambulancë për spitalin e Fierit, ia arrita që ta realizojë këtë dëshirë që të cojë ambulancën në shërbim të popullit të Çakranit. Shkuam bëmë një vizitë në spitalin e Fierit, pash dhe atje në atë kohë në 2017 që gjendja e shtretërve ishte e mëshirueshme edhe u premtova atyre shokëve dhe i solla nga Italia 60 shtretër spitalit të Fierit . Në 2021 i çova edhe një autoambulancë spitalit të Lezhës, i sigurova dhe spitalit të Ballshit 30 shtretër, dyshekë dhe komodina, Deri tani kam dërguar 3 autoambulanca dhe gati 100 shtretër” tha ai.
Lajmi kryesor:
50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi, në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota
MC/ReportTv.al