Sociale
Kultura

Dhuron spektakël në rrugët e Tiranës me akrobaci, historia e kolumbianes që ka pasion cirkun  

8 Qershor 2021, 21:01| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 21:06

  • Share

Ëndrra e një vajze kolumbiane drejt cirkut italian. E tillë është historia e Karolinës, një vajzë e re 29-vjeçare që rastësisht e gjejmë në Tiranë, dhe vështirë të mos bie në sy. Në mesin e syve kuriozë të qytetarëve të Shqipërisë e pse jo dhe paragjykues, Karolina zgjedh të dhurojë art në rrugë. Shfrytëzon ato pak sekonda që makinat ndalen përballë të kuqes së semaforit për të dhuruar shfaqje në vijat e bardha. Shqipëria është një ndalesë drejt ndjekjes së ëndrrës së saj për të studiuar në Itali.

“Quhem Karolina dhe jam 29 vjec, jam nga Kolumbia. Dua të studiojë për arte dhe të punoje. Jam artiste cirku, akrobate në Kolumbi, atje kam punuar në një cirk, punojë në disa cirqe në fakt dhe rruga është një skenë për të bërë njerëzit e lumtur. Sot është dita ime e parë në Shqipëri. Do të rri ndoshta 5 ditë dhe do vazhdojë të udhëtojë. Destinacioni i radhës është Mali i Zi, dhe më pas shkolla e cirkut në Itali”, tha ajo.

Veç pasionit performancat në rrugë janë një mjet për të fituar e kursyer për udhëtimin drejt realizimit të ëndrrës.

“Punojë dhe kursej, për të paguar hotelin, të ushqehem dhe për transportin. Fitoj edhe para, është pak e vështirë, por e dua punën time. Njerëzit këtu e pëlqejnë artin tim, por ka dhe nga ata që nuk e pëlqejnë. Njerëzit në Shqipëri janë shumë tradicional. Unë jam ndryshe dhe njerëzve iu dukem e çuditshme. Vend konservator dhe tradicional”, u shpreh Karolina.

Me artin e saj Karolina synon t'i japë jetë rrugëve.

“Pas pandemisë njerëzit ishin te trishtuar, arti përshembull muzika të jep humor më të mirë.Nese ke pak art në rrugë, njerëzit surprizohen, buzëqeshin dhe humori ndryshon, nuk ke më njerëz nëpër rrugë me humor të keq. Arti është sikur ti japësh pak jetë rrugëve”, tha ajo.

Tashmë që preku vetë tokën shqiptare, thotë se asgjë nuk është siç ia kanë shfaqur.

“Shqipëria është shumë vend i bukur, i mrekullueshëm, sheshi, parku, karuseli më pëlqejnë, më duket një vend magjik. Thonë që  Shqiperia është e rrezikshme, por mua më duket vend i bukur”, tha kolumbiania.

Karolina e talentuar nuk është e vetme. Në rrugët e kryeqytetit mund të hasësh dhe të tjerë artistë që padurimin në semafor të kuq ta kthejnë në pritjen më të këndshme.

 

1623179185_60bfbf551470eakrobatee3.jpg

1623179196_60bfbf649f0b8akrobatee1.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ruli: 09/06/2021 22:49

    Po ndejte vetem 5 dite, edhe Mamurrasi te duket i bukur. Pa hajde jeto ihere.

    Përgjigju
  • dori: 09/06/2021 05:34

    Ashtu eshte shqiperia eshte nje vend I mrekullueshem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?