Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila ndodhet në Washington DC, ku po merr pjesë në dialogun strategjik midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë Shqiptare, e cilësoi këtë ditë si një ditë shumë intensive. Ministrja ka zbuluar edhe çështjet për të cilat po diskutohet.
‘Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA- Shqipëri që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.
Një sërë diskutimesh mbi: Mbështetje për Ukrainën; Mbrojtja e demokracisë; Thellim i partneritetit tonë për çështjet e sigurisë; Bashkëpunim për sigurinë kibernetike; Forcimi i lidhjeve transatlantike; Përparim në rrugën e Integrimit Evropian për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor; Ndryshimet klimatike; Së bashku më të fortë!’- shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Dialogu i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, ministrja Xhaçka: Thellon marrëdhëniet tona dy palëshe! Escobar: Shqipëria faktor i stabilitetit global
M.Q./ReportTv.al