Shëndeti

Diarre dhe të vjella? Mjeku popullor Ylli Merja: Ja si të kuptoni nëse keni virozë dhe jo variantin Delta të Covid-19

20 Shtator 2021, 13:22| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 15:42

  • Share

 Në rubrikën “Bima dhe shëndeti"me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja diskutuam sot për problemet e shëndetit në periudhën e vjeshtës, e cila është edhe periudha kur nisin virozat. Diarre dhe të vjella janë dy simptomat kryesore tek virozat e stinës por në të njëjtën kohë edhe varianti I ri I Covid -19, mutacioni Delta ka këto simptoma, duke bërë kështu që shpesh herë të ngatërrohemi dhe të mos kuptojmë nëse është virozë e stinës apo virusi Covid-19.

Mjeku popullor shpjegoi dallimet kryesore midis të dyjave, në rastin kur këto simptoma janë virozë dhe në rastin kur janë simptoma të variantit Delta:

“Cdo individ që ka këto simptoma duhet të dërgojë feçen edhe urinën në një laborator për një ekzaminim dhe ajo me mbjellje del. Varianti tjetër kur ky person është akoma në një proces çrregullimi patologjik por në fazën fillestare atëherë dallimi është ky, nëse toksfikimi nga një produkt ushqimor që kishte viruse të ndryshme, me një virus Delta do të jetë ky: nëse në rastin e parë kemi një teshtitje, një rrufë dhe diarre, një temperaturë deri në 38.5 por nuk kemi vështirësi në frymëmarrje. Delta ka një aftësi mbytëse nuk ngopesh me ajër…Në rastet kur diarreja është nga myqet nuk është e përsëritur shpesh, nuk është shumë e ujshme dhe 4-5 jo sic kishin arritur disa deri në 20 herë në ditë. Pra është më e pakët, feçja është më e lidhur dhe produktet janë të përpunuara. ” shpjegoi ai për disa nga dallimet midis virozës dhe mutacionit Delta.

Por si mund të kurohen virozat e tilla si dhe varianti Delta nëpërmjet mjekësisë popullore? Në rastin e mutacionit Delta nuk duhet t'i japim kohë këtij virusi që të përhapet në organizëm duke përdorur çajra të ndryshëm:

“Përdorimi i specit djegës, përdorimi i një çaji rigoni, dy deri në tre gota, një çaj me karafil, me rigon, me kanellë pra një kombinim erzash kuzhine, i jep përmirësim të dukshëm. Vaji i rigonit është absolut nëse përsoni ka rrufë, kollë menjëherë dy pika në gojë. Propolisi me rigon është e mrekullueshme, duke pirë disa herë në ditë nga 12 pika, 3-4 pika rigon me propolis në dorë dhe e thithim me hundë” shpjegoi ai.  

Megjithatë është gjithmonë e rëndësishme që të keni konsultime me mjekët përkatës për të dhënë një kurë të saktë dhe të detajuar në varësi të simptomave që ju keni. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?