Politikë

Diaspora/ Socialistët marrin mbi 61% të votave! 2 në 3 emigrantë kanë votuar PS (TABELA)

18 Maj, 21:17| Përditesimi: 18 Maj, 21:57

  • Share

1747154243_ËhatsAppImage20250513at17.56.43.jpeg

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe në votat e shqiptarëve të diasporës duke marrë 122,070 vota, ose mbi 61% të totalit. 

Kjo mbështetje e shqiptarëve në 85 shtete të botës e nxjerr Partinë Socialiste të votuar nga 2 në 3 emigrantë, të regjistruar në votime.

Në rang vendi (duke llogaritur diasporë dhe qarqe) PS gjithashtu ka një diferencë shumë të thellë me mbi 326 mijë vota nga demokratët. Aktualisht socialistët kanë një total me mbi 855 mijë vota, kurse demokratët afro 529 mijë vota.


Lajmi kryesor:

Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë, PS merr mbi 61%, PD me aleatët 23.5%! Vijon për kandidatët, garë e fortë Xhaçka-Gjylameti në Tiranë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?