Politikë

Diaspora u regjistrua/ 241 mijë shqiptarë të pranuar që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, 6,981 të tjerë në shqyrtim

6 Mars, 07:26| Përditesimi: 6 Mars, 11:50

  • Share

TIRANE- Ka shkuar në 241,101 numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ mbylli mesnatën e së martës aplikimet online, duke grupuar shifrën totale të 294,155 zgjedhësve në diasporë që bënë kërkesë për regjistrim, ndërkohë gjatë ditës së djeshme ka vijuar shqyrtimi i kërkesave të mbetura nga 294,155 që ishin bërë deri në mbarim të afatit. Në shqyrtim janë 6,981 kërkesa. 

Ndërsa nuk u dha shans për të rishikuar 45,860 kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë.

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar është nga Italia me 89,451, renditur më pas nga Greqia me 66,119 zgjedhës të regjistruar.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. 51,437 votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me 31,889 votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me 24 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit.

Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve
Tiranë    51,437 zgjedhës ose 21.3%
Fier         31,889 zgjedhës ose 13.2%
Elbasan    24,650 zgjedhës ose 10.2%
Durrës       24,621 zgjedhës ose 10.2%
Korçë         20,237 zgjedhës ose 8.4%
Vlorë         19,458 zgjedhës ose 8.1%
Shkodër     17,110 zgjedhës ose 7.1%
Berat        15,682 zgjedhës ose 6.5%
Lezhë      14,410 zgjedhës ose 6.0%
Dibër         9,410 zgjedhës ose 3.9%
Gjirokastër  8,296 zgjedhës ose 3.4%
Kukës         3,901 zgjedhës ose 1.6%

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?