Helikopteri i transportimit drejt spitalit të Traumës

Kronikë

Dibër/ Burri humb kontrollin e mjetit teksa e kthente në oborr dhe aksidenton për vdekje gruan (EMRAT)

23 Korrik, 16:15| Përditesimi: 23 Korrik, 23:52

  • Share

1753279147_aksidentidytediber.jpg

Një grua ka humbur jetën këtë të mërkurë pasi u aksidentua nga bashkëshorti i saj, i cili humbi kontrollin e automjetit teksa po e kthente në oborrin e banesës. 

Policia sqaron se "rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç."

Arta Çera ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter së bashku me burrin e saj, Hajri Çerën, gjendja e të cilit nuk dihet ende. 


Lajmi kryesor:

Mjeti përplaset me trailerin me targa serbe në Lezhë-Shkodër, 2 të vdekur! 6 aksidente në vend, 6 viktima dhe 9 të plagosur (VIDEO)


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?