Situata e zjarreve në vend mbetet problematike, teksa aktualisht luftohet nga forcat operacionale të emergjencave në 23 vatra.
Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga zjarret, duke mos i shpëtuar fenomenit veror.
Kjo që shihni në pamje është vatra e zjarrit në Martanesh, zona e quajtur “Lugina e Valit”, që i ka siguruar gazetari i Report Tv, Mahir Jangulli.
Re të mëdha tymi në masivin pyjor që po shkrumbojnë gjithçka gjejnë para. Tereni është i vështirë dhe depërtimi nga forcat pengon aksionin.
Lajmi kryesor:
23 zjarre në vend, Mbrojtja: Aktive vatra te Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit, stabilizohet situata në shumë zona problematike! Shiu 'ndez' shpresat për shuarjen e tyre
A.Q/ReportTv.al
