Politikë

Dibra/ Ish-kryebashkiaku Agron Malaj del deputet i PS me 12 mijë vota! Berisha vetëm 2 ligjvënës nga lista e sigurt

14 Maj, 10:58| Përditesimi: 15 Maj, 10:48

  • Share

1747213327_agronmalaj.JPG

Në Qarkun e Dibrës, Partia Socialiste mori 3 mandate duke përmbysur rezultatin dhe la koalicionin e Sali Berishës me vetëm 2 mandate. Kështu, PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur që janë Blendi Klosi dhe Alma Selami, ndërsa nga votat preferenciale futet në Kuvend ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Ky i fundit ka rezultuar më i votuari me 12 616 vota. 

PD-ASHM merr në Dibër vetëm dy deputetë nga lista e sigurt,  Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ndërkohë, mbetet jashtë ish-gjenerali që ka firmosur finalizimin e tjetërsimit të pronave të Kompleksit Partizani, Xhemal Gjunkshi me 5693 vota.

Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve

Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj 12 616 vota (lista e hapur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës
Xhelal Mziu (lista e mbyllur)
Denisa Vata (lista e mbyllur)

Në tabelë mund të shihni votimet për secilin kandidat


Lajmi kryesor:

Votat e kandidatëve/ Vijon numërimi vetëm në Tiranë! Nga PS më i votuari Gonxhja, Braçe e Ceno Klosi! Në PD, Tabaku shkëputet 2000 vota nga Alimehmeti, ‘digjet’ Meta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?