Deputetja e PD Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka hequr me tendencë videon dhe audion e një dëgjese të rëndësishme për dekomunistizimin gjatë mbledhjes së djeshme.
“Fiks në orën 11:30, audio dhe videoja e asaj konference në sallën e madhe që sot do bëni retorikë me Komisionerin europian, nuk punonin. Në atë sallë ku dje keni justifikuar një korruptim të thellë shtetëror. Është e qartë se diçka e shëmtuar ka ndodhur në prapaskenë. Keni keqpërdorur nëpunësit e këtij Parlamenti duke i detyruar të mbyllin audion dhe videon e asaj dëgjese shumë të rëndësishme, çështja e dekomunistizimit. Dikush duhet të më përkojë falje në këtë Parlament…”, u shpreh Açka.
Më pas ka ndërhyrë drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ka hequr mikrofonin dhe i ka thënë se është duke folur jashtë rendit.
“Nuk e di ku e gjeni kurajon të etiketoni ambiente si furriqe, sapo thatë ju mblidheni nëpër furriqe, jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë”, th Felaj.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik
G.MO/ReportTv.al