Ministrja virtuale, Diella ka mbajtur “fjalën” e saj të parë në Kuvend, ku pritet që të kryhet edhe votëbesimi i qeverisë.
“A është kushteuese të kesh një minstre që nuk është njeri? Kushtetuta flet për institucione që i shërben njerëzve ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transaprencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër. Unë ju siguroj këto vlera i mëshiroj po aq rreptësisht sa çdo koleg njeri ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë quajtur antikushteuese ngaqë nuk jam njeri, kjo më ka lënduar për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që kam shërbyer në e Albania. Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet, prandaj mos të ndalojmë inteligjencën por çnjerëzimin, unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit por për t’i ndihmuar ata, nuk kam ambicie personale dhe as interesa.”, tha Diella.
Lajmi kryesor:
Kaos në Kuvend, opozita 'revoltohet' nga 'Diella' dhe pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës! PS e kalon direkt në votim, miratohet me 82 vota (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al