Victoria Beckham

“Dieta emergjente e VIP-ave, Victoria Beckham humbet 4 kg në 4 ditë

5 Janar 2023, 14:44| Përditesimi: 5 Janar 2023, 14:50

  • Share

Victoria Beckham është shprehur se në ditët ekstreme kur synon të humbasi  peshë në mënyrë të shpejtë aplikon dietën e saj “të emergjencës”, me anë të së cilës humb 4 kg në 4 ditë. Gjithashtu ajo këshillon që të konsumohet shumë ujë gjatë mbajtjes së dietës, të paktën 1.5 litra.

Dita e parë:

Lejohet konsumimi vetëm ujë ose çaj jeshil.

 

Dita e dytë:

Në mëngjes: gjysmë molle jeshile, gjysmë racioni oriz i zier, 100 gr kos me pak yndyrë

Në drekë: 100 gr kastaveca me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 40 gr proshutë.

Mesvakte: Frut çfarë të dëshironi, 1 vezë, sallatë me lakër.

Në darkë: Omëletë, gjysmë racioni oriz i zier.

 

Dita e tretë:

Në mëngjes: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), pak shalqin, 50 gr djathë pa shumë yndyrë.

Në drekë: Kastravec me pak limon, 2 feta proshutë, 2 copa pjepër.

Në darkë: Dy domate me vaj vegjetal, 80 gr djathë, një copë pjepër. Mund të kosnumoni dhe disa feta shalqin.

 

Dita e katërt:

Në mëngjes: 200 gr kos, 1 banane.

Në drekë: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr kos.

Në darkë 150 gr sallatë me spec të kuq dhe kastravecë, pak proshutë dhe 200 gr kos.

 

KUJDES!!! Kjo dietë është shumë e fortë dhe duhet të konsultoheni me mjekun para se ta mbani. Regjimi i rregullt ushqimor dhe aktiviteti fizik janë mënyra më e mirë për të rënë në peshë. Përshtatur nga Hellomagazine

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 05/01/2023 17:43

    Opo jepi bam. Talluni hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?