E ftuar në emisioninin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Dereada Mio, ishte nutricionistja dhe dietologia nga Gjermania Ardiana Berisha Hoxha e cila foli për ushqyerjen dhe sistemin tonë tretës, pasi shëndeti i zorrës është quajtur dhe truri i dytë.
”Në zorrë kemi një sistëm të rëndësishëm të trupit tonë pasi zorrët dhe truri janë të lidhura dhe diskutohen shumë në studime të ndryshme” e nis kështu bisedën nutricionistja nga Gjermania.
”Cdo organizëm është unik dhe unë shpesh rekomandoj dieta të përsonalizuar dhe duhet të shmanget këshillat që na serviren nga interneti, pra nga doktor google, gabim që njerëzit e bëjnë shpesh.”Problemi kryesor nis nga ajo cka hamë dhe sigurisht nga përtypja, pasi ne ushqehemi duke vrapuar, duke mos i kushtuar vëmendje vaktit” tha Ardiana Berisha Hoxha
”Tretja fillon pikërisht në gojë, sipas një studimi që kam parë së fundi, ka dalë se forma e nofullës ndryshon me kalimin e vitete, për shkak se ne nuk e përtypim ushqimin” tha ajo, duke shtuar se kur nuk e përtypim ushqimin i cojmë ngarkesë stomakut dhe sipas një shprehje: "Mirë e përtypur është gjysmë e tretur"
Sipas nutricionistes, nëse ne përtypim mirë, mund të humbasim dhe në peshë dhe kjo nuk është një mit, por fakt tashmë.Ka një lidhje midis stresit, stomakut dhe sistemin tonë imunita, sipas studimeve shkencore.Ushqimi i baktereve të mira është një element shumë i rëndësishëm gjithashtu për organizmin tonë.
”Kur përëndon dielli ne duhet të kemi ngrënë vaktin e dakrës nuk është mit, por një fakt” tha nutricionistja nga Gjermania, duke theksuar se këtë e mbështet dhe shkenca.Në fund të bisedës ajo dha disa kështilla: zgjidhni me zgjuarsi pjatën që do të hani, duhet të konsumoni jeshillëqet, t’a shijoni ushqimin dhe t’a përtypni mirë.