Skuadra çeke gjatë mbërritjes në Tiranë

Defekt në avionin çek, kundërshtarët e Shqipërisë u vonuan me 1 orë në udhëtimin drejt Tiranës

15 Nëntor, 14:52| Përditesimi: 15 Nëntor, 15:02

  • Share

Udhëtimi drejt Tiranës nuk ka qenë i qetë për skuadrën kombëtare çeke. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, fluturimi për në Shqipëri ka hasur peripeci, me një problem në një nga dy motorët e avionit. Rreth 1 orë zgjati pritja e skuadrës për të vijuar më pas normalisht rrugën drejt vendit tonë. Mediat çeke janë të bindura për një rezultat pozitiv ndaj kuqezinjve.

Fitorja në raundin e shkuar i jep garanci, teksa përmendin faktin që do luajnë në një stadium me kapacitet prej 22 mijë tifozësh. Gjithsesi, humbja 3-0 në kualifikueset e Euro2024 nuk harrohet lehtë në kampin çek.

E në të tilla kushte, sfida e kësaj të shtune në “Air Albania” premton spektakël. Situata në grupin B1 të Ligës së Kombeve e bën akoma dhe më interesante këtë 90 minutësh. Nesër në 20:45 luhet Shqipëri - Çeki në "Air Albania".

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?