Kronikë

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet e qëllimshme! Report Tv siguron pamjet

11 Shkurt, 09:45| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:32

  • Share

Vlorë-Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës rreth orës 01:45.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ku si pasojë e zjarrit është djegur një automjet tip Benz me targa AA 017 RO, në pronësi të një vajze, si dhe një automjet tip Opel me targa AB 314 TA, i cili ndodhej i parkuar pranë tij.

Sipas informacioneve, zjarri është vendosur fillimisht në automjetin tip Benz, ndërsa mjeti tjetër është përfshirë nga flakët për shkak të afërsisë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar pamjet kur një person i vendos flakën Benz-it.

Ora 11:28
Report Tv siguron pamjet e djegies së makinave në Vlorë

 

Report Tv ka siguruar momentin kur dy makinat në Vlorë u përfshinë nga flakët.

Siç shohim edhe nga video një person i paidentifikuar, veshur me të zeza dhe i maskuar i vendos flakën makinës tip Benz dhe më pas largohet me shpejtësi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?