Digjet 'Bar Lulishte Butrinti', Auron Tare për Report Tv: Zjarrfikësit erdhën vonë! Skenë e vrasjes së një monumenti historik! E shkatërruan për të ndërtuar më vonë

5 Prill, 12:55| Përditesimi: 5 Prill, 15:03

  • Share

SARANDE-Godina historike 'Bar Lulishte Butrinti' në qendër të qytetit të Sarandës, e cila dikur ka qenë dhe konsullatë italiane u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Ishte ora 10:00.

Në një intervistë për Report Tv Studiuesi Auron Tare, i cili u gjend rastësisht aty, dëshmitar i shkatërrimit të godinës së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë.

“Pashë që në fillesë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Fillimisht mori zjarr një kjoskë e braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Fatkeqësisht, unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më godina të asaj periudhe, ndoshta dhe ish materniteti i vjetër dhe kaq . Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshme nga vetë shqiptarët. Asnjë i huaj, pushtues etj. Të gjitha godinat historike të Sarandës janë prishur nga ‘12-ta e këtej. Janë prishur nga neglizhenca, injoranca” thotë Auron Tare për Report Tv.

Tare tregon pak nga jeta që gjallëronte në atë godinë të cilën shumë sarandiotë dhe jo vetëm e kujtojnë dhe me djegien e saj, Sarandës i zhduket një ‘xhevahir historik'

“Unë aty isha e pashë me shumë dhimdje. Aty ka qenë një godinë ku bëheshin ballot në sarandë. Kanë shërbyer konsujt shumë intersantë që kanë lënë shënimet e tyre. Aty Konti Ciano (Galeazzo Ciano) foli për popullin e Sarandës. Ajo godinë ka parë zbarkimin e ushtrisë italiane në 1939. Nga ballkoni në kohën e monarkisë dhe vizitës së Zogut janë  bërë deklarata publike. Ishte një godinë shumë e bukur, jo vetëm nga pikëpamja historike por e kulturës. Ishte një xhevahir i Sarandës që ishte lënë ashtu prej vitesh, degraduar” tregon Tare.

Me bindje thotë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm

“Unë aty isha e pashë me shumë dhimdje. Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Eshtë djegur i gjithë kompleksi. Ndërhyrja, vonesa e madhe, ardhja me një tub të hodhë, zorrë e vogël e ujë të pamjaftueshme në mes të qytetit. Edhe sikur të mos jetë e qëllimshme tregon.. Jam shumë mërzitur. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” thotë ai në një intervistë për Report Tv.

Tare shpreson në një hetim të thellë por dhe një reagim të fortë qytetar. 

Ishte ora 10. Këtu nuk ka as diell të fortë. Për mua është zjarr I qëllimshëm. Është e oamundur të kishte rënë rastësisht, se aty është e pabanueshme. Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Shpresoj në një hetim të thellë. Duhet një zë i forte I të gjithë opinionit publik. Po të shikoje qytetarët ishin kokëulur me një dhimbje të madhe. Ka qenë një godinë që mblidhte qytetarët, ishte simbol për ta dhe djegia e saj është shumë e dhimbshme për ata që jetojnë në këtë qytet" tregon Tare. 

Godina ishte ndërtuar në stilin italian në vitet 1920 dhe në kohën e Zogut konsullata italiane organizonte evente të ndryshme, si dhe ka qenë pikë qendrore për qytetin. Më pas u bë bar bufe e famshme Bar Lulishte Butrinti,ku u kthye në pikë takimi për qytetin.

"Është një godinë që të gjithë ata që janë rritur aty do ia ndjejnë shumë mungesën" e mbyll intervistën e tij eksperti Auron Tare për gazetarin Nertil Agalliu. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/04/2024 01:36

    Problemi eshte se nje pjese e mire e shqiptareve nuk kane vleresim per gjerat e se kaluares,sidomos asaj prej te ciles nuk kemi shume kohe qe jemi ndare.Keshtu qe nuk e kane shume problem t'i humbin,ose t'i tjetersojne.Z.Tare si gjithemone keni 100 % te drejte.Valle kush ja ka vene syrin atij trualli??

    Përgjigju
  • Pena: 05/04/2024 20:27

    Italianet ne Berat ne 1940 dogjen kishen e Shen Mary, per zgjerimin e rruges Tek beli I Osumit, ne kthesen e pare ne hyrjen e Mangalemit......

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 05/04/2024 18:31

    Nje tjeter "Kryeveper" e Betonomanise & Te Paditurise, ne "emer te se ardhmes"!

    Përgjigju
  • Shkencëtarët: 05/04/2024 18:09

    Diell që vë zjarrin vetëm në Shqipëri gjen. Po Shqipërinë e shkatërruan për t'a ndërruar më vonë? Apo e ndërtuan për t'a shkatërruar me vonë?

    Përgjigju
  • Medet: 05/04/2024 15:55

    Shqiptarit i eshte bere truri lek e s'do t'ia dije as per nane e babe, le me per trashegimine kulturore...

    Përgjigju
  • sapa: 05/04/2024 14:49

    Vend kriminelesh qe nuk e ben dot askush me ne kete planet!

    Përgjigju
  • Po mër po: 05/04/2024 14:30

    Me këto metoda po ndërtohet e gjithë Shqipëria, ky thotë shiko zjarrin.

    Përgjigju
  • goshi: 05/04/2024 13:55

    O Tare cfar ju dogjen guret se gje tjeter aty nuk kish mbetur

    Përgjigju
  • beni: 05/04/2024 13:41

    ia vene zjarrin vete,,qe te bejne nje pallat apo kulle,,,,sic i vune zjarrin bar sahatit,,,ne tirane nje kafe me vlera te larta estetike dhe historike....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?