Digjet ‘Bar Lulishte Butrinti” në qendër të Sarandës! Bashkia prej vitesh e la në degradim! Shpëtohet pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri (Video)

5 Prill, 10:20| Përditesimi: 6 Prill, 16:17

  • Share

SARANDE- Godina historike e 'Bar Lulishte Butrinti' në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët rreth orës 10:04 të së premtes (5 prill 2024).

'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara të cilët kanë shumë kujtime. Dikur kjo godinë ka qenë konsullatë italiane, gjatë kohës së komunizmit funksionoi si hotel. Dhe për shumë ajo  është godina ku u xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Pas viteve ’90 godina dykateshe në zemer të qytetit, me një hapësirë rreth 200 m2 me sipërfaqe trualli prej 700 m2, administrohej si pronë nga bashkia por prej vitesh ishte jashtë funksionit prej disa vitesh.

Flakët vazhduan përdisa orë, duke shkrumbuar plotësisht çatinë dhe një pjesë të godinës dykatëshe pretendimet për pronësinë e të cilës i ka dhe familja mbretërore.

Zjarri u përhap dhe ne dy biznese ngjitur me godinën historike, duke shkaktuar dëme materiale.

Rreth ores 13:00 kur zjarri u vendos në kontroll, drejtuesi i shuarjes së zjarrit Vladimir Kondi tha për Report TV se vatra e zjarrit ishte në qendër të një lokali ngjitur me ndërtesën historike. Pas shuarjes së zjarrit Kondi, u emërua shef i zjarrfikëses, pasi shefi aktual Nasibi Hasanllari, u pezullua nga detyra deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia dhe Prokuroria ende nuk kane deklaruar nëse zjarrvënia është e qëllimshme, por për studiuesin Auron Tare fundi dihej përsa kohë godina është lënë prej vitesh në degradim si nga bashkia ashtu dhe nga qeveria.

 Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimbje. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” tha Auron Tare për Report Tv.  

Ndërtesa ikonike në qendër të Sarandës ishte ndërtuar ne vitet 1920.Nga ’90 e deri në 2018 bashkia Sarande e kishte lënë me qira një subjekti privat pa kryer asnje investim. Ndersa ne 6 vitet e fundit kishte degraduar plotesisht. Nga flakët është dëmtuar dhe një pishë e vjetër, por ka shpëtuar pema e Piperit, mbjellë nga Naim Frashëri në vitet 1874-’76.

Ora 15:20
Zjarri në 'Bar - Lulishte Butrinti', pezullohet nga detyra Shefi i zjarrfikëses së Sarandës

1712308814_finalprojekt.00324113.Still175.jpg

Shefi i Zjarrfikëses së Sarandës Nasibi Hasanllari është pezulluar nga detyra pas zjarrit që përfshiu ‘Bar Lulishte Butrinti’ në Sarandë.

Nasibi Hasanllari është zëvendësuar deri në sqarimin e rrethanave nga Drejtuesi i Shuarjes së Zjarreve, Vladimir Kondi.

Ora 12:03
Dy zjarrfikëse nga Finiqi në Sarandë për të shuar flakët që rrezikojnë dhe pemën e Piperit të Naimit

 

Dy zjarrfikëse të bashkisë së Finiqit kanë shkuar në ndihmë të atyre të Sarandës për të shuar flakët që ka përfshirë “Bar Lulishte Butrintin” dhe rrezikon dhe pemën e njohur si pema e piperit e Naimit, që është mbjellë mbi 150 vjet më parë.

 

Ora 12:25
VIDEO të tjera nga zjarri që përfshiu godinën historike “Bar Lulishte Butrinti”

Godina historike e 'Bar Lulishte Butrinti' në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët  paraditen e sotme.  

Report Tv solli pamjet nga zjarri që përfshiu godinën historike e cila njihet nga sarandiotët dhe jo vetëm. 

 Dikur kjo godinë ka qenë konsullatë italiane, gjatë kohës së komunizmit funksionoi si hotel. Dhe për shumë ajo  është godina ku u xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat".

Objekti me një hapësirë rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2 administrohet si pronë nga bashkia por pretendime për pronësinë e saj e ka dhe familja mbretërore.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/04/2024 02:55

    Po pse makina zjarrefikese jane keto?! Tek ne, te tilla kemi vetem makinat e shitesve qe dalin e shesin akullore,ose fast-food neper lagje! Po zorret e ujit qe perdorin zjarrefiksat?! Ne aq te holle e perdorim per te lare makinat e ujitur lulet ne oborr!

    Përgjigju
  • Vetting: 05/04/2024 16:02

    Ate truall t'ia japin dhenderit ose te trump-it, ose te saliut.

    Përgjigju
  • seki: 05/04/2024 11:25

    Ne ate vend te rreshkur nga zjarri do te lulezoje nje qiellgervishtese hijerende ne formen e brekeve te skenderbeut.

    Përgjigju
  • Sarandioti: 05/04/2024 10:42

    Digjet ish-konsullata e vjeter italiane e jo lulishtja, budallenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?