Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës, disa të shoqëruar! I ati: Për shkak të detyrës! VIDEO kur autori i maskuar i vë flakën mjetit

8 Prill, 08:32| Përditesimi: 8 Prill, 15:45

  • Share

VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Makina është në pronësi të Anjeza Shikos, drejtore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës.

Makina 'Volkswagen' me targa AA444SV është djegur me benzinë rreth orës 22.15 të së dielës, teksa ishte e parkuar në garazhin e pallatit.  Në lidhje me ngjarjen policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.

Muhamet Çota, babai i Anjeza Shikos, zyrtares se bashkisë, tha se makinës i është vënë flaka për shkak të punës që bën e bija.

‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë'- tha Muhamet Çota.

Policia e Vlorës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar një person të maskuar me kapuç gri që hyn në garazh I hedh benzinën dhe më pas I vendos flakën makinës. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së Anjeza Shikos dhe në këtë drejtim po punohet për identifikimin e autorit.

Ora 13:14
VIDEO/ Momenti kur i vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës

 

Shqiptarja.com ka siguruar momentin kur i vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës Anjeza Shikos. I maskuar me kapele autori afrohet dhe spërkat me lëndë djegëse makinën dhe më pas i vë flakën.

Ora 09:31
Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, babai: Është e qëllimshme për shkak të detyrës

 

Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që i dogjën makinë, Muamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë'- tha Muamet Çota.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 08/04/2024 16:23

    Ani e paske ndjere lageshtiren do te dalesh me lezet nga rrethi Ska gje se makina qe te fali Shpetimi qe ne 2012 Se mos cfryn ai qe i ke dhene leket e se mban presionin

    Përgjigju
  • Ina: 08/04/2024 12:45

    Kjo eshte për në SPAK. Gjobvënëse e pështirë, femra më ordinere e vlorës, po ka shumë “shok” partie si Tao me shokë qe e kan xhan ndaj ka imunitet plehra.

    Përgjigju
  • Lala: 08/04/2024 11:02

    Vajza qeka ps. Makina ne emer te babait gjasme know ska prona e makin.e paster.pastak del Baba e thote makina eshte e cupes.del mashtrimi me Pak fjale

    Përgjigju
  • Luka: 08/04/2024 10:47

    Ka lek kjo

    Përgjigju
  • bashkia: 08/04/2024 09:44

    Kjo duket dhe (VIPE)cudi se si ja paskan djegur... Ja ka djeg partia 1000%

    Përgjigju
  • KLSH: 08/04/2024 09:27

    Ministria e shendetsise te hetoje spitalin rajonal shkoder I cili ka shefa sherbimesh ne reparte mjek pensionista ne kundershtim te plote me ligjin. Te verifikohet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?