Flakë dhe tym i zi në ajër/ Digjet në mes të rrugës një makinë, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 16:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 17:37

  • Share

Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur në mes të rrugës, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash.

Flakët dhe tymi i zi janë përhapur në këtë zonë duke krijuar idenë se ka marrë flakë Muzeu, por në fakt është djegur një makinë që ndodhet aty pranë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shuarjen e flakëve. 

Makina ka marrë flakë në lëvizje si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë po i bëhet ekspertiza për të zbuluar shkakun.

"Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit", thotë policia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?