Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në By-Passin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet.
Kjo është makina e dytë që digjet në Vlorë ditën e sotme, ku më herët u shkrumbua tërësisht një automjet në aksin Kuç-Qeparo.
Komente
