Një video e re është publikuar disa momente para atentatit ndaj Donald Trump herët në mëngjesin e së dielës (me orën europiane) në Pensilvani.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë, ta shohim, është shtrirë” dëgjohen të thonë qytetarët.
“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.
Sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi drejt Trump.
Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Shërbimit Sekret që foli për Neë York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat.
Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit që agjentët e Shërbimit Sekret ishin ngarkuar të ruanin. Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit.
Megjithatë, New York Post raporton se, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump.
Lajmi kryesor:
Analiza shkencore, 3 armë të përdorura në sulmin ndaj Trump! Kongresi hap hetimet për Shërbimin Sekret! Ish presidenti: Supozohej të mos isha këtu, por të kisha vdekur
Xh.K/ReportTv.al