Kongresi po heton përgjegjësitë e Shërbimit Sekret, agjencisë në Shtetet e Bashkuara që ofron sigurinë e presidentit aktual, ish-presidentëve dhe familjeve të tyre.
Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati kanë filluar tashmë të mbledhin informacione, dokumente dhe dëshmi për atë që ndodhi të shtunën në Butler, për shkeljet e sigurisë dhe për masat që duhet të merren në të ardhmen për të garantuar sigurinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale.
Donald Trump ka mbërritur në Milwaukee për të marrë pjesë nga sot në konventën republikane. Pas mbërritjes së tij Trump doli nga avioni duke ngritur grushtin. Një gjest ikonik të cilin ai e bëri menjëherë pasi u godit nga një plumb gjatë mitingut në Pensilvani.
Donald Trump ka bërë të ditur se ka ndryshuar fjalimin që do të mbajë të enjten e 18 korrikut, kur zyrtarisht do të bëhet kandidati republikan.
Një fjalim i rishkruar pas sulmit, por edhe pas thirrjes për qetësi drejtuar kombit nga Biden i cili u kërkoi të gjithëve të “ulnin tonin”.
Ish-presidenti amerikan zbuloi se ai e kishte rishkruar plotësisht fjalimin e tij i cili "do të ishte tronditës, një nga më të pabesueshmet", shpjegoi ai.
"Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejtësisht tjetër, tha ai, duke e përshkruar atë si një mundësi për të bashkuar vendin dhe madje gjithë botën".
Pas fjalimit, 100 mijë tullumbace të kuqe, të bardha dhe blu me ngjyrat kombëtare do të hidhen në inaugurim. Rreth 50,000 njerëz pritet të marrin pjesë në konferencën e mbajtur në Forumin Fiserv në qendër të qytetit Milwaukee.
Midis tyre: mbi 2400 delegatët që do të duhet të propozojnë kandidatin dhe nënkryetarin e tij; shumë gazetarë; dhe policia, duke përfshirë Shërbimin Sekret, deri në 4,500 oficerë jashtë qytetit do të jenë në ndihmë të policisë lokale.
Ata do të vijnë nga pjesa tjetër e Wisconsin-it, por edhe nga shtete të tjera për të garantuar një ngjarje, ku ish-presidenti do të mbrohet në mënyrë të veçantë. Zona është shpallur “zonë pa dron”.
Mbreti Karl III i Britanisë mësohet se i ka shkruar privatisht Donald Trump pasi ish-presidenti amerikan i mbijetoi një atentati.
Lajmi u bë i ditur nga Buckingham Palace.
Në mesazh, mbreti dënoi sulmin ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe i uroi ish-presidentit dhe të plagosurve një shërim të shpejtë.
Mesazhi i mbretit u dorëzua të dielën përmes ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Uashington DC.
Tre armë janë përdorur për të qëlluar ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë tubimit të tij në Butler, Pensilvani. Kjo është ajo që del nga analiza shkencore, raporton CNN.
Dje FBI deklaroi se vrasësi ka vepruar i vetëm. Tre të shtënat e para ishin në përputhje me armën e supozuar A, pesë të tjerat ishin në përputhje me armën e pretenduar B dhe "pulsi akustik" i fundit u lëshua nga një armë e mundshme C, sipas analizës nga Catalin Grigoras, drejtor i Qendrës Kombëtare për Mjekësinë ligjore të medias në Universitetin e Kolorados në Denver dhe Cole Whitecotton, ekspert në të njëjtin institucion.
Sipas ekspertit Robert Maher, analizat e audios konfirmuan se personi i armatosur ishte 120-150 metra larg podiumit kur u dëgjuan të shtënat.
Kongresi po heton përgjegjësitë e Shërbimit Sekret, agjencisë në Shtetet e Bashkuara që ofron sigurinë e presidentit aktual, ish-presidentëve dhe familjeve të tyre.
Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati kanë filluar tashmë të mbledhin informacione, dokumente dhe dëshmi për atë që ndodhi të shtunën në Butler, për shkeljet e sigurisë dhe për masat që duhet të merren në të ardhmen për të garantuar sigurinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale.
Udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Kongres po pyesin se si një person i armatosur mundi të hapte zjarr ndaj një personi nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret. Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle për një seancë dëgjimore , e cila do të paraqitet para Komisionit në ditët në vijim.
Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Mark Green, kërkoi dokumente, detaje dhe një informim mbi masat e sigurisë të miratuara për tubimin e Trump në Butler, duke denoncuar, në një letër prej tre faqesh, "shqetësimet serioze se si sulmuesi ishte në gjendje të hipte në çati”.
Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Senatit, Gary Peters njoftoi një hetim të veçantë për sulmin. Ai ishte planifikuar të takohej dje me Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas. Më pas do të ketë një informim nga departamenti për stafin e Komisionit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson iu drejtua si republikanëve ashtu edhe demokratëve të ulin tonet. Dhe demokratëve në veçanti të shmangin retorikën sipas së cilës një fitore e Trump në zgjedhjet e nëntorit do të përbënte "fundin e demokracisë" ose "një emergjencë kombëtare".
Një video e re është publikuar disa momente para atentatit ndaj Donald Trump herët në mëngjesin e së dielës (me orën europiane) në Pensilvani.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë, ta shohim, është shtrirë” dëgjohen të thonë qytetarët.
“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.
Sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi drejt Trump.
Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Shërbimit Sekret që foli për Neë York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat.
Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit që agjentët e Shërbimit Sekret ishin ngarkuar të ruanin. Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit.
Megjithatë, New York Post raporton se, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump.
Donald Trump ka dhënë intervistën e parë pas tentativës për vrasje në mitingun në Pensilvani. Ai ndau “përvojën surreale” që desh i mori jetën gjatë një interviste në bordin e avionit të tij privat rrugës për në Milwaukee ku do të mbahet konventa e republikanëve.
“Doktori në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur”, tha Trump.
“Nëse do të isha kthyer vetëm pak, do të goditesha në pjesën e pasme të trurit. Nëse do të isha kthyer nga ana tjetër, do të kishte kaluar drejt e në kafkë. Shanset që unë të bëja një kthesë perfekte ishin ndoshta një e dhjeta e 1%, kështu që nuk duhet të jem këtu”, shtoi ai .
Më tej Trump përgëzoi edhe agjentët e Shërbimit Sekret për punën e tyre, ndërsa theksoi se, para këtyre ngjarjeve kishte planifikuar një fjalim shumë agresiv, shkruan New York Post.
“Mendoj se do të ishte shumë keq nëse do të filloja të them se sa të këqij dhe të korruptuar janë të gjithë, edhe nëse është e vërtetë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur (përfshirë atentatin) do të kisha pasur një fjalim që do të ishte shumë i ashpër. Tani do të kem një fjalim që do të jetë më unifikues”, shtoi Trump.
Mhnd ishte nje feste shume e bukur 14 Korriku, gjynah
PërgjigjuPer 1 inch. Ehhh, Melania e pafat.